Presidenti amerikan, Donald Trump gjatë fjalimit të tij në Forumin Ekonomik të Davos, ka paraqitur argumentat e tij se përse i duhet Groenlanda.
Ai theksoi se shpenzimet e shumta të SHBA-së për NATO-n, nuk janë të justifikuara nga Aleatët. Trump tha se SHBA nuk mund të mbrojë Gronelandën me qira, por dëshiron titullin e plotë të pronësisë së saj.
Sipas tij në rast të ndonjë lufte, Groenlanda do të goditet e para dhe për këtë arsye ai dëshiron të ngrejë një kupolë të artë në atë zonë, që sipas tij do të shërbejë për të mbrojtur Kanadanë.
“Ne japim kaq shumë për NATO, dhe marrim kaq pak. Vetëm paguajmë për NATO. Paguam 100% për NATO, sepse nuk paguanin faturat e tyre. Ne tani kërkojmë Groenalndën me titullin dhe pronësinë, sepse nuk e mbrojmë dot me qira. Nëse një luftë ndodh, pjesa më e madhe e raketave do të fluturojnë në atë pjesë. Do ndërtojmë një kupolë të artë në Groenlandë, që të mbrojmë dhe Kanadanë”, tha Trump.
Lini një Përgjigje