
Presidenti Joe Biden ka pritur në Shtëpinë e Bardhë, presidentin e sapo zgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump. Takimi mes Biden dhe Trump ka nisur zyrtarisht, teksa dy liderët shtrënguan duart para kamerave, përpara se të mbyllen në zyrën presidencial për të diskutuar jashtë vëmendjes së mediave.

Dyshja janë takuar në Zyrën Ovale, ku Trump i tha presidentit amerikan se politika ishte "e ashpër".
"Në shumë raste, nuk është një botë shumë e bukur, por është një botë e bukur sot," tha Trump.
Ai gjithashtu e falënderoi atë për një tranzicion të qetë të pushtetit, duke thënë se do të jetë "aq i qetë sa mundet".

Më pas Biden e përgëzoi Trumpin për fitoren e tij dhe tha se ai ishte "duke pritur" një tranzicion të lehtë.
"Sidoqoftë, ne mund të sigurohemi që ju jeni të akomoduar, çfarë ju nevojitet, dhe do të kemi një shans për të folur për disa prej tyre sot," tha Biden.
Lini një Përgjigje