TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Nëntor 2024, 16:32

Trump mbërrin në Uashington dhe tregon forcën, vonohet qëllimisht për takimin me presidentin Biden!

Shkruar nga Pamfleti

Trump mbërrin në Uashington dhe tregon forcën, vonohet

Presidenti Joe Biden do të takohet sot në Shtëpinë e Bardhë me presidentin e sapo zgjedhur Donald Trump.

Pak minutat më parë avioni i Donald Trump është ulur pranë kryeqytetit amerikan përpara takimit të tij me Biden. Mësohet se edhe Elon Musk ka udhëtuar me presidentin e zgjedhur në Uashington DC.

Trump mbërrin në Uashington dhe tregon forcën, vonohet

Nuk është e qartë nëse Musk do të marrë pjesë në takimet e hershme të Trump me republikanët e lartë - por ai sigurisht që nuk pritet të marrë pjesë në takimin me Joe Biden. Ndërkohë që nga ana tjetër Melania Trump nuk do të takohet sot me zonjën e parë në Uashington DC, pasi ajo nuk udhëtoi me burrin e saj në Shtëpinë e Bardhë.

Me një Trump të paparashikueshëm, nuk mund të mungonin gjestet që do të tërhiqnin vëmendjen e mediave. Ai para takimit me Biden ka organizuar një takim me republikanët e lartë, gjë që sipas mediave amerikane do të bëjë Bidenin të pres për rreth 40 minuta, pasi Trump do të jetë me vonesë.

Trump mbërrin në Uashington dhe tregon forcën, vonohet

"Nuk e di pse është kështu, por mund të jetë një formë e pastër Trumpiane të vendosësh presidentin aktual në pritje në shtëpinë e tij për një takim. Donald Trump do të jetë në Shtëpinë e Bardhë pas 20 minutash, por ai nuk ka mbërritur ende në hotelin Hyatt këtu në Capitol Hill, ku do të ketë një takim që mendoj se e prisnim të zgjaste të paktën 40 minuta me republikanët e lartë. Ai takim do të zhvillohet, dhe më pas ai do të niset nga këtu poshtë Pensilvania Avenue, një udhëtim që do të zgjasë rreth pesë minuta për në Shtëpinë e Bardhë për një takim me Presidentin Biden që ne presim të zgjasë një orë në një orë dhe një gjysma - nga e cila do të shohim vetëm një segment të vogël”, tha korrespondenti amerikan i “SkyNews”, Mark Stone.

Lini një Përgjigje