TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Nëntor 2024, 16:00

Doli krah Melonit për refugjatët, presidenti i Italisë i tregon vendin Elon Musk-ut: Nuk kemi nevojë për ‘recetat’ e tua!

Shkruar nga Pamfleti

Doli krah Melonit për refugjatët, presidenti i Italisë i tregon

Mattarella i ka kërkuar manjatit që të “mos fusë hundët” në punët e Italisë...

Rreshtimi i Elon Musk na krah të Giorgia Melonit ka ndezur debatet në Itali. Ai bëri dje një deklaratë të fortë, duke sulmuar gjyqtarët që rrëzuan paktin e refugjatëve. Musk deklaroi se ata gjyqtarë duhet të shkarkohen, mirëpo kjo deklaratë nuk u prit aspak mirë si nga opozita, ashtu dhe nga presidenti Matarela.

Ky i fundit ka reaguar sot me një mesazh thumbues, i cili duket qartë se është për Elon Musk. Në vija të përgjithshme ai i ka kërkuar manjatit që të “mos fusë hundët” në punët e Italisë.

Italia është një vend i madh demokratik dhe duhet të ritheksoj, me fjalët e përdorura në një rast tjetër, më 7 tetor 2022, se “ajo di të kujdeset për veten në përputhje me Kushtetutën e saj”. Çdokush, veçanërisht nëse, siç është paralajmëruar, do të marrë një rol të rëndësishëm qeveritar në një vend mik dhe aleat, duhet të respektojë sovranitetin e saj dhe nuk mund të marrë përsipër detyrën për t'i dhënë Italisë receta", tha Sergio Mattarella.

Sipas "Corriere Della Sera", referenca ka të bëjë me fjalët e Elon Musk dhe qëndrimin e tij ndaj gjyqtarëve italianë, për çështjen e riatdhesimit të emigrantëve nga Shqipëria.

Mirëpo miliarderi ka vijuar me deklaratat edhe sot: "A jeton populli italian në një demokraci apo është një autokraci e pazgjedhur ajo që merr vendimet?".

Dje reagoi ashpër edhe opozita italiane, e cila ka kërkuar nga kryeministrja Giorgia Meloni që të dënojë deklaratat e Musk dhe të mbrojë pavarësinë e gjyqësorit dhe Kushtetutën italiane.

Është e turpshme që sovranistët e vetëquajtur të vendit tonë të lënë një miliarder amerikan si Musk të diktojë linjën e tyre”, tha sekretarja e Partisë Demokratike, Elly Schlein.

Kryetari i Senatit, Ignazio La Russa, u shpreh mbi temën e kthimit të migrantëve nga Shqipëria në Itali, duke e cilësuar si “një çështje shumë të ndërlikuar” që kërkon zgjidhje nga Gjykata Evropiane. /Pamfleti

Lini një Përgjigje