
Prokurori i posaçëm Jack Smith mësohet se synon të japë dorëheqjen përpara se presidenti i sapozgjedhur Donald Trump të marrë detyrën.
Smith po diskuton mekanikën e mbylljes së ndjekjeve penale federale kundër Trump me udhëheqjen e Departamentit të Drejtësisë. Trump ka kërcënuar të pushojë Smithin, por Smith pritet që të largohet përpara se Trump të marrë detyrën.
Bisedimet midis Smith dhe drejtuesve të DD-së shtrihen përtej çështjeve penale të Trump, tek pyetjet se çfarë duhet bërë me të pandehurit e tjerë në rastin e dokumenteve të klasifikuara, si dhe me zyrën e prokurorit special dhe çfarë ndodh me buxhetin dhe stafin e saj.
Smith kërkohet të prodhojë një raport mbi punën e tij për Prokurorin e Përgjithshëm Merrick Garland. Nuk është e qartë nëse koha e largimit të Smith do të vonohej nëse ai duhet të dorëzojë raportin e tij në komunitetin e inteligjencës për miratim, sipas njerëzve të informuar mbi diskutimet.
Smith po punon për të përfunduar raportin përpara se Trump të marrë detyrën, pasi Garland do të duhet ta miratojë atë dhe të vendosë nëse do ta publikojë ndonjë pjesë prej atij raporti.
Trump dhe aleatët e tij kanë kërcënuar vazhdimisht se do të pushojnë dhe ndjekin penalisht ekipin e Smith. Në tetor, presidenti i zgjedhur tha se do të përdorte fuqitë presidenciale për t'i dhënë fund hetimit të Smith dhe premtoi se do ta pushonte Smithin "brenda dy sekondave".
Si president, Trump përfiton nga mbrojtjet kundër ndjekjes penale që ai nuk i kishte si civil. Politika e gjatë e Departamentit të Drejtësisë thotë se një president në detyrë nuk mund të ndiqet penalisht për krime dhe një vendim nga Gjykata e Lartë këtë verë zbuloi se Trump gëzonte imunitet "absolut" nga ndjekja penale për veprimet e ndërmarra brenda kompetencave të tij themelore kushtetuese si president.
Përpara largimit të tij, Smith do të duhet të vendosë se si t'i japë fund dy çështjeve penale që ai ngriti kundër Trump. Në Florida, Smith ka apeluar vendimin e gjyqtares Aileen Cannon për të pushuar çështjen e dokumenteve të klasifikuara, duke vendosur se Smith ishte emëruar në mënyrë jokushtetuese si këshilltar special dhe se financimi i zyrës së tij gjithashtu shkel ligjin.
Dhe në Uashington, DC, ekipi i Smith ka qenë duke ecur përpara në çështjen penale që pretendon se Trump ka orkestruar një komplot për të përmbysur zgjedhjet e vitit 2020 në vazhdën e vendimit të Gjykatës së Lartë për imunitetin presidencial./CNN
Lini një Përgjigje