TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Maj 2026, 15:46

Ngërçi në Ngushticën e Hormuzit, BE-ja e shqetësuar: Nëse s’ka marrëveshje, tregu i karburantit të avionëve bie në krizë

Shkruar nga Pamfleti

Ngërçi në Ngushticën e Hormuzit, BE-ja e shqetësuar:

Komisioni Evropian ka ngritur alarmin për një shtrëngim të mëtejshëm të tregut të karburantit të avionëve në Bashkimin Evropian, nëse situata në Ngushticën e Hormuzit nuk përmirësohet në javët e ardhshme.

Pas takimit të fundit të grupeve të koordinimit për naftë dhe gaz, Komisioni paralajmëroi se mbyllja efektive e ngushticës po ndikon jo vetëm te nafta bruto, por edhe te të gjitha produktet kryesore të naftës.

Të gjitha vendet e BE-së preken nga kjo dinamikë. Nëse situata nuk përmirësohet në javët e ardhshme, tregjet pritet të bëhen gjithnjë e më të ngushta, veçanërisht për karburantin e avionëve”, thuhet në deklaratë. Deri tani, Europa ka ndjerë kryesisht efektet në çmime, pa pasur ndërprerje fizike të furnizimit për konsumatorët.

Çmimi i karburantit të avionëve është rritur më shumë se çdo produkt tjetër nafte që nga momenti kur konfliktet në Lindjen e Mesme çuan në mbylljen praktike të Ngushticës së Hormuzit. Si pasojë, disa linja ajrore kanë qenë të detyruara të anulojnë fluturime.

Gjatë fundjavës pati një valë optimizmi për mundësinë e një marrëveshjeje midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, por sulmet e reja gjatë natës kanë hedhur dyshime të rënda mbi qëndrueshmërinë e një armëpushimi të brishtë.

Situata gjeopolitike në Hormuz po krijon tensione të reja në tregjet energjetike evropiane, pikërisht në një periudhë kur BE-ja po përpiqet të menaxhojë tranzicionin energjetik dhe varësinë nga importet.

Autoritetet evropiane thonë se po monitorojnë nga afër zhvillimet dhe po punojnë me partnerët ndërkombëtarë për të siguruar alternatíva furnizimi, por paralajmërojnë se një zgjatje e krizës mund të sjellë pasoja më serioze për sektorin e aviacionit dhe për çmimet e udhëtimeve ajrore.

ngushtica hormuzi

Lini një Përgjigje