Sulmi i fundit i Rusisë vrau dy persona, plagosi 90 të tjerë dhe shkaktoi dëme të mëdha në shumë muze dhe ndërtesa me rëndësi kulturore në kryeqytetin ukrainas
Për katër vjet, Vitalina Martynovska dhe ekipi i saj kishin punuar për transformimin e plotë të Muzeut Kombëtar të Çornobilit në Kiev.
Ekspozitat e reja moderne ishin projektuar për të treguar një histori të re rreth shpërthimit të reaktorit më 26 prill 1986, aksidenti më i rëndë bërthamor në histori, një faktor që kontribuoi në shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik dhe një ngjarje që vazhdon të ndikojë në identitetin e Ukrainës edhe sot.
Muzeu nuk do t’i kushtohej vetëm punës së jashtëzakonshme të “likuidatorëve”, të cilët kryen operacionet e para të pastrimit pas katastrofës. Ai do të tregonte gjithashtu historinë “e të gjithë njerëzve, jetët e të cilëve ndryshuan pas katastrofës”, tha Martynovska, drejtoreshë e muzeut.
Muzeu u rihap për vizitorët më 26 prill, pikërisht 40 vjet pas katastrofës bërthamore. Por më pak se një muaj më vonë, gjatë natës së 23 majit, një valë goditëse e shkaktuar nga një raketë ruse përfshiu ndërtesën historike të muzeut, dikur një stacion zjarrfikësish.
Pesë ditë më vonë, ende e tronditur thellë, Martynovska qëndronte mes mbetjeve të djegura të muzeut. Zjarrfikësit punonin mes shkatërrimit pothuajse total të gjithçkaje që ajo dhe ekipi i saj kishin krijuar me aq mund gjatë viteve.
“Praktikisht nuk ka asnjë hapësirë në muze që nuk ka pësuar dëmtime”, tha ajo, duke shtuar se “vetë ndërtesa ka pësuar dëmtime të konsiderueshme. Çatia është shkatërruar, kati ndërmjet katit të dytë dhe të tretë është shembur, ndërsa sallat e ekspozimit dhe laboratori i muzeut janë dëmtuar.”

Sipas vlerësimeve të para, rreth 40% e artefakteve të pazëvendësueshme të ekspozuara janë shkatërruar.
Martynovska mësoi se ndërtesa ishte përfshirë nga flakët rreth orës 05:00 të mëngjesit të 24 majit. Gjatë asaj nate, Rusia lëshoi 60 raketa dhe 600 dronë ndaj Ukrainës, shumica e tyre të drejtuara kundër kryeqytetit. Sulmi vrau dy persona, plagosi 90 të tjerë dhe shkaktoi dëme të mëdha në muze dhe ndërtesa me rëndësi kulturore në Kiev.
“Njëzet minuta më vonë isha tashmë atje”, u shpreh ajo, duke shtuar se “gjëja e parë që pashë ishte tym i dendur dhe flakë mbi çati. Dritaret, dyert dhe portat që ishin pjesë e kësaj ndërtese ndodheshin tashmë të rrëzuara në tokë. Duke qenë se për katër vitet e fundit kisha punuar me ekipin për restaurimin e objektit dhe krijimin e ekspozitës së re, mund ta imagjinoni sa goditje e rëndë ishte kjo për mua.”
Sapo ekipet e emergjencës e lejuan, ajo dhe kuratori kryesor hynë në ndërtesë për të shpëtuar çfarë të mundnin. “Filluam evakuimin e artefakteve ndërsa çatia ende digjej dhe operacioni i fikjes së zjarrit vazhdonte”, tha ajo, ndërsa shtoi se “mund të dëgjonim çatinë duke u shembur. Kalonim vazhdimisht përmes ujit.”
Ndërsa fliste, punonjësit e emergjencës po siguronin një hapësirë që kishte strehuar një ekspozitë për zonën e Çornobilit para ndërtimit të centralit bërthamor. Artefaktet përfshinin Bibla të vjetra, libra, ikona dhe objekte qeramike, shumica e të cilave ishin shkatërruar.

Një mbishkrim në mur që shpjegonte temën e sallës kishte mbetur i paprekur. Në përkthim ai shkruante: “Botë të humbura”.
Depot e muzeut, ku ruhen rreth 22 mijë artefakte, nuk ishin dëmtuar, tha Martynovska. Ajo shprehu gjithashtu shpresën se përqindja e humbjeve mund të rezultojë më e ulët pas vlerësimeve përfundimtare.
Në duar mbante një enë të bukur balte, të cilën ekipet e emergjencës e kishin gjetur mes rrënojave të nxira. Sipas saj, aty ishte gjetur edhe pjesa e pasme e një rakete.
Në një pjesë tjetër të qytetit, era dhe shiu hynin në ndërtesën elegante me fronton dorik të Muzeut Kombëtar të Artit të Ukrainës (NAMU).
Valët goditëse kishin thyer pothuajse të gjitha dritaret, pjesë të tavaneve ishin shembur dhe panelet e dyerve të mëdha prej druri në hyrje ishin flakur në holl. Edhe statuja e Apolonit që ndodhet mbi fasadë ishte çarë.
Koleksioni i muzeut, që përfshin ikona të lashta, mjeshtër të vjetër dhe modernistë ukrainas, ishte zhvendosur në depo ose ishte dërguar për ekspozita jashtë vendit.
Gjatë pushtimit në shkallë të plotë, muzeu kishte organizuar ekspozita të përkohshme. Ekspozita aktuale, “Lindja e Diellit”, me vepra të piktorit të shekullit XX Anatoly Limarev, u mbrojt nga copat e xhamit dhe mbeturinat falë mureve të përkohshme të ngritura në sallë.
Pas sulmit, ekspozita u çmontua me shpejtësi dhe u transferua në një vend të sigurt.

Në një nga galeritë elegante të muzeut, drejtuesi i ekspozitave, një konservator i lartë dhe dy studentë të Akademisë Kyiv-Mohyla po pastronin rrënojat.
“Pa dyshim që është një praktikë profesionale që nuk do ta harrojnë kurrë”, tha zëdhënësja e muzeut, Veronika Bublei.
Ajo kujtoi se mëngjesi i 24 majit ishte “plot stres dhe tmerr”.
“Vraponim sa andej-këtej duke u përpjekur të bënim çfarë mundnim. Nuk kishte kohë për emocione – ose ndoshta stresin e shndërruam në përpjekje për të bërë diçka praktike.
Ndihesha sikur ishim në epiqendrën e një stuhie, me të gjitha dyert dhe dritaret të shkatërruara – sikur një tornado të kishte kaluar përmes ndërtesës.”
“Ndjesia ime e parë ishte tronditja”, tha drejtoresha e muzeut, Yulia Lytvynets, e cila, si pjesa tjetër e stafit, ishte veshur me rroba pune ndërsa vazhdonte operacionin e lodhshëm të pastrimit.
“Ne e dimë se ka luftë. Sallat tona janë bosh dhe veprat e artit janë të sigurta. Por nuk mund të jesh kurrë 100% i përgatitur për diçka të tillë. Edhe nëse fsheh koleksionin, nuk mund të fshehësh ndërtesën.”
Muzeu po përgatitej për ekspozitën e radhës kushtuar skenografit modernist Anatol Petrytskyi. Tani ajo do të zhvillohet vetëm online.
Ndërtesa do të mbetet e mbyllur për publikun për një afat të pacaktuar.

Autoritetet raportuan gjithashtu dëmtime në një sërë institucionesh dhe objektesh kulturore, përfshirë tregun Zhytnyi, një kryevepër e modernizmit të viteve 1980.
Ky ishte vetëm sulmi më i fundit që ka dëmtuar trashëgiminë kulturore të Ukrainës.
Sipas Ministrisë së Kulturës së Ukrainës, ushtria ruse ka “shkatërruar ose dëmtuar 1.723 objekte të trashëgimisë kulturore dhe 2.524 objekte të infrastrukturës kulturore në Ukrainë” që nga viti 2022.
Një zjarr i madh përfshiu gjithashtu një qendër tregtare dhe treg në lagjen Lukianivka të Kievit.
Në “Mala Opera”, një sallë shfaqjesh përballë qendrës tregtare të djegur, shefi teknik Oleksandr Buryma po vendoste fletë plastike mbi dritaret e thyera si një zgjidhje e përkohshme.
Sipas tij, çatia ishte dëmtuar dhe një pjesë e murit të pasmë ishte shembur.
Megjithatë, salla një ndërtesë e fillimit të shekullit XX që dikur shërbente si qendër kulturore për punëtorët e tramvajit dhe që sot është një skenë e dashur për teatër dhe muzikë, planifikonte të vazhdonte aktivitetin.
Më 29 maj ishte planifikuar shfaqja “Railroad”, e autorit amerikan Bryan Reynolds, e vendosur në periudhën e ngritjes së nazizmit.
Në këtë rast, shfaqja do të vazhdonte, për aq kohë sa kjo do të ishte e mundur. /Përshtatur nga The Guardian/
Hitlerianet nuk demtuan Parisin e kryeqytet ku shkelen. Keta qelbesirat sllave ku shkelen nuk lane gje pa djegur. Berlinin e rrafshuan e femrat i perdhunuan 100% keta gollo ndyresira sllavo qelbashe brzhe, brzhe, mzhlla, mzhlla. Te njejten gje kane bere tere keta llumi i llumit sllavet ne Europe e Iliri historikisht.