TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Maj 2026, 20:07

Meloni reagon pas ngjarjes në Modena: Akt jashtëzakonisht i rëndë

Shkruar nga Pamfleti
Meloni reagon pas ngjarjes në Modena: Akt jashtëzakonisht i
Meloni reagon për ngjarjen e rëndë

Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja e rëndë që tronditi Modenan, ku një makinë me shpejtësi të lartë u fut mes këmbësorëve në qendër të qytetit, duke plagosur disa persona, ndërsa drejtuesi i saj më pas tentoi të sulmonte qytetarët me thikë gjatë arratisjes.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni reagoi pas ngjarjes, duke deklaruar se po ndjek me “vëmendje maksimale” zhvillimet dhe se është në kontakt të vazhdueshëm me ministrin e Brendshëm Matteo Piantedosi dhe autoritetet e sigurisë.

Ajo që ndodhi sot në Modena, ku një burrë përplasi disa këmbësorë dhe më pas dyshohet se sulmoi një kalimtar me thikë, është jashtëzakonisht e rëndë”, shkroi Meloni në rrjetet sociale.

Ajo shprehu solidaritet me të plagosurit dhe familjet e tyre, ndërsa falënderoi qytetarët që ndërhynë për të ndaluar autorin.

Falënderoj qytetarët që me guxim ndërhynë për të ndaluar përgjegjësin dhe forcat e rendit për reagimin e tyre”, deklaroi kryeministrja italiane.

Ndërkohë, kryebashkiaku i Modenas, Massimo Mezzetti, tha se hetimet janë ende në fazë fillestare dhe nuk përjashtohet asnjë pistë.

Duhet të kuptojmë natyrën e kësaj ngjarjeje, por bëhet fjalë për një akt dramatik dhe shumë të rëndë. Nëse rezulton atentat, atëherë do të ishte edhe më serioze”, deklaroi ai nga vendngjarja.

Sipas dëshmive paraprake, makina e drejtuar nga një person me origjinë veriafrikane u fut qëllimisht mbi trotuar, goditi një biçikletë dhe më pas përplasi një grua, e cila mbeti në gjendje shumë të rëndë me këmbët e shtypura.

Pas aksidentit, autori doli nga makina me një armë të ftohtë në dorë dhe tentoi të godiste persona që po përpiqeshin ta ndalonin.

Katër qytetarë e ndoqën, e rrëzuan në tokë dhe e mbajtën të neutralizuar deri në mbërritjen e policisë.

Ata treguan guxim dhe ndjenjë të lartë qytetare”, deklaroi kryebashkiaku Mezzetti.

Policia italiane ka ndaluar autorin dhe po e merr në pyetje për të sqaruar motivet e ngjarjes, ndërsa zona e incidentit mbetet e izoluar për hetime të mëtejshme.

meloni sulm makine

Lini një Përgjigje