TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Maj 2026, 19:09

Kaos në Itali, makina merr para turmën e këmbësorëve; shoferi i sulmon më pas me thikë (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Kaos në Itali, makina merr para turmën e këmbësorëve;
Foto nga vendi i ngjarjes

Shoferi 31-vjeçar tentoi të arratisej pas përplasjes së dhunshme në qendër të Modenas, ndërsa qytetarët e ndaluan pas një përleshjeje me thikë që la disa persona të plagosur rëndë.

Një ngjarje e rëndë tronditi qendrën e Modenas në Itali, pasi një makinë që lëvizte me shpejtësi të madhe doli mbi trotuar dhe përplasi disa këmbësorë, duke lënë të paktën shtatë të plagosur, katër prej tyre në gjendje të rëndë.

Sipas mediave italiane, incidenti ndodhi në Via Emilia, pranë Largo Porta Bologna, në një nga zonat më të frekuentuara të qytetit. Dëshmitarët thanë se makina u drejtua qëllimisht drejt trotuarit dhe goditi njerëzit me shpejtësi shumë të lartë.

Pamë njerëzit të fluturonin në ajër. Makina përshpejtoi papritur dhe u fut mbi trotuar”, treguan dëshmitarët për mediat lokale.

Pas përplasjes, automjeti u përplas me vitrinën e një dyqani. Një grua mbeti e plagosura më rëndë dhe, sipas raportimeve paraprake, humbi të dyja këmbët nga goditja.

Drejtuesi i mjetit, një 31-vjeçar italian me origjinë marokene, tentoi të arratisej në këmbë pas aksidentit. Gjatë ndjekjes, ai nxori një thikë dhe plagosi një kalimtar që ishte përpjekur ta ndalonte.

Luca Signorelli, një nga qytetarët që ndihmoi në neutralizimin e autorit, tregoi se u sulmua me thikë gjatë përleshjes.

Ai më goditi dy herë, një herë pranë zemrës dhe një tjetër në kokë. Arrita t’i bllokoj dorën dhe ta neutralizoj me ndihmën e personave të tjerë”, deklaroi ai.

Sipas autoriteteve, katër ose pesë qytetarë ndoqën autorin dhe ndihmuan policinë për arrestimin e tij pranë kryqëzimit mes Via Pioppa dhe Corso Adriano.

Kaos në Itali, makina merr para turmën e këmbësorëve;
Makina që goditi turmën

Në vendngjarje mbërritën forca të shumta policie, ambulanca dhe kryebashkiaku i Modenas, Massimo Mezzetti, i cili e cilësoi ngjarjen si “jashtëzakonisht të rëndë”.

Duhet të kuptojmë natyrën e këtij akti. Nëse bëhet fjalë për atentat, atëherë është edhe më e rëndë”, deklaroi ai.

Policia italiane ka nisur hetimet për të sqaruar motivet e autorit, i cili sipas të dhënave paraprake rezulton pa precedentë penalë.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në qytet, ndërsa autoritetet po verifikojnë nëse bëhet fjalë për një akt të qëllimshëm apo për motive të tjera.

 

itali kaos

Lini një Përgjigje