
Sikurse ishte paralajmëruar, Izraeli ka nisur këtë të martë operacionin tokësor në Libanin jugor me synim Hezbollahun.
Zyrtarët izraelitë thanë se nuk do të kishte "pushtim afatgjatë" të Libanit, ndërsa nuk pranuan të jepnin një afat kohor mbi këtë inkursion.
Ofensiva tokësore vjen pas disa orësh sulmesh izraelite dhe zjarri artilerie përtej kufirit.

Të paktën 95 persona u vranë në sulmet izraelite një ditë më parë, duke shtuar një numër të vdekjeve prej më shumë se 1,000 që nga e hëna e kaluar.
Ushtria libaneze evakuoi pikat e vëzhgimit në kufirin jugor me Izraelin dhe u zhvendos në kazerma në përgatitje për ofensivën tokësore.
Shtëpia e Bardhë tha se e sheh operacionin tokësor të Izraelit si në përputhje me të drejtën e vendit për t'u mbrojtur kundër kërcënimeve nga grupet terroriste, por paralajmëroi për rrezikun e "zvarritjes së misionit".
Ofensiva e Izraelit në Libanin jugor është diskutuar nga Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin dhe ministri izraelit i mbrojtjes Yoav Gallant, sipas Departamentit të Mbrojtjes të SHBA.
“Ata ranë dakord për domosdoshmërinë e çmontimit të infrastrukturës sulmuese përgjatë kufirit për të siguruar që Hezbollahu nuk mund të kryejë sulme të stilit të 7 tetorit ndaj komuniteteve veriore të Izraelit”, tha departamenti në një deklaratë.
Austin ripohoi se një rezolutë diplomatike ishte e nevojshme për të siguruar që civilët të mund të kthehen të sigurt në shtëpitë e tyre në të dy anët e kufirit, sipas departamentit.
Përshkallëzimi i Izraelit në luftën e tij me Hezbollahun sfidon presionin nga SHBA , një ofrues kryesor i armëve të tij.
Bomba 2000 paund të furnizuara nga SHBA- ja ka të ngjarë të jenë përdorur në sulmin izraelit që vrau udhëheqësin e Hezbollahut të premten. Presidenti amerikan Joe Biden ka bërë thirrje edhe një herë për një armëpushim .
OKB-ja kundërshtoi inkursionin tokësor të Izraelit duke thënë se: "Ne të gjithë e dimë shkatërrimin që një luftë e gjithanshme, një luftë tokësore në Liban do t'i sillte popullit të Izraelit dhe popullit të Libanit"./ BBC
Lini një Përgjigje