Edhe ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, ka thënë se faza tjetër në luftën kundër Hezbollahut do të fillojë së shpejti.
Izraeli ka njoftuar SHBA-në se po planifikon një operacion të kufizuar tokësor në Liban që mund të fillojë menjëherë. Sipas një zyrtari amerikan, operacioni do të jetë më i vogël se lufta e Izraelit në vitin 2006 kundër Hezbollahut.
Mësohet se ofensiva do të fokusohet në heqjen e infrastrukturës militante përgjatë kufirit, pasi Izraeli kërkon të kthejë banorët në veri. Ndërkohë që thuhet se forcat izraelite kanë kryer tashmë bastisje të kufizuara në jug të Libanit. Operacionet ishin të dizajnuara për të mbledhur inteligjencë dhe për të hetuar pozicionet e Hezbollahut.
Ndërkohë që nga pamjet në veri të Izraelit mund të shihen tanket e ushtrisë izraelite të pozicionuara për një inkursion tokësor.
Edhe ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, ka thënë se faza tjetër në luftën kundër Hezbollahut do të fillojë së shpejti. Ai shtoi se faza tjetër do të kontribuojë në arritjen e qëllimit të luftës për kthimin e banorëve të evakuuar nga Izraeli verior në shtëpitë e tyre.
Nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara janë angazhuar të dërgojnë "disa mijëra" trupa shtesë në Lindjen e Mesme për të rritur sigurinë dhe për të mbrojtur Izraelin nëse është e nevojshme.
“Skuadriljet e shumta të avionëve luftarakë dhe personeli i nevojshëm për t'i mbështetur ata do të përbëjnë praninë e shtuar", tha zëdhënësja Sabrina Singh.
Avionët fillimisht supozohej të zëvendësonin skuadriljet tashmë atje, por tani të dyja skuadriljet do të qëndrojnë në vend për të dyfishuar fuqinë ajrore.
Ndërsa Huthët e Jemenit kanë thënë se do të përshkallëzojnë operacionet ushtarake kundër Izraelit. Houthi-t janë pjesë e një koalicioni të lirshëm të grupeve të lidhura me Iranin, të njohur si "boshti i rezistencës" së bashku me Hezbollahun, Hamasin dhe të tjerët./Pamfleti
Lini një Përgjigje