Ministri i mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, ka takuar trupat pranë kufirit libanez, duke u thënë atyre se do të kthejnë banorët e zhvendosur të Izraelit verior me “të gjitha mjetet që kemi në dispozicion”.
Yoav Gallant u thotë trupave se “eliminimi i liderit të Hezbollahut Nasrallah është një hap shumë i rëndësishëm, por nuk është gjithçka”, shkruan BBC.
Në një video të shkurtër, ai shihet duke u thënë trupave se do tw pwrdorin tw gjitha aftwsitw e tyre.
“Ne do të përdorim të gjitha aftësitë që kemi dhe nëse dikush nga ana tjetër nuk e kupton se çfarë do të thotë të gjitha aftësitë janë të gjitha aftësitë. Dhe ju jeni pjesë e kësaj përpjekjeje, ne ju besojmë se mund të arrini gjithçka”, tha ai.
Gallant vazhdon duke thënë se çdo gjë që duhet bërë do të bëhet.
“Ne do të përdorim të gjitha forcat nga ajri, deti dhe toka”, thelsoi ai.
Lini një Përgjigje