TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota30 Shtator 2024, 13:01

Hezbollah nuk dorëzohet, mesazh Irzaelit: Jemi gati për luftë! 

Shkruar nga Pamfleti

Hezbollah nuk dorëzohet, mesazh Irzaelit: Jemi gati për

Hezbollahu është gati për një ofensivë tokësore izraelite. Përfaqësuesit e organizatës libaneze janë shprehur se do të vazhdojë luftën kundër Izraelit, ndonëse kanë pësuar disa disfata.

Zëvendës shefi i Hezbollah deklaroi se grupi po vazhdon operacionet e tij, duke i përshkruar sulmet e tij deri më tani si “minimumi”, ndërsa shtoi se beteja mund të jetë e gjatë, raporton Reuters.

Ai e mbyll fjalën e tij duke bërë thirrje për durim.

Nga ana tjetër, Izraeli ka vrarë disa anëtarë të lartë të Hezbollah, mes të cilëve edhe kreun e saj, Hassan Nasrallah. Ky i fundit, u ekzekutua në një kompleks nëntokësor të fshehur në periferinë jugore të Bejrutit.

Vrasja e tij u pasua me reagime nga Hezbollah dhe Irani, të cilët u zotuan për hakmarrje të ashpër ndaj Izraelit.

hezhollah izrael liban

Lini një Përgjigje