
Tensionimi i situatës në Liban dhe frika e një pushtimi tokësor nga ushtria izraelite, ka detyruar SHBA-në që të evakuojë me shpejtësi shtetasit e saj nga rajoni.
SHBA po punon për të larguar qytetarët e saj nga Libani, ndërsa sulmet izraelite vazhdojnë të godasin vendin e Lindjes së Mesme. Ambasada amerikane në Bejrut tha se po punonte me linjat ajrore për të ofruar fluturime shtesë.
Qytetarëve amerikanë tashmë u është kërkuar që të shmangin udhëtimet në Liban dhe të largohen nëse janë atje.
The U.S. Embassy in Beirut is working with airlines to address U.S. citizens requests to depart Lebanon by providing additional flights with seats for personal purchase. For more information and to complete our intake form visit our website: https://t.co/6ssIKvvOI9 pic.twitter.com/SkJ4Pqfg5z
— U.S. Embassy Beirut (@usembassybeirut) September 30, 2024
"Për shkak të paqëndrueshmërisë së shtuar pas sulmeve ajrore brenda Bejrutit dhe situatës së paqëndrueshme dhe të paparashikueshme të sigurisë në të gjithë Libanin, ambasada e SHBA u bën thirrje qytetarëve amerikanë të largohen nga Libani ndërsa opsionet tregtare mbeten ende të disponueshme. Në këtë kohë, fluturimet komerciale janë të disponueshme, por me kapacitet të reduktuar. Nëse situata e sigurisë përkeqësohet, opsionet tregtare për t'u nisur mund të bëhen të padisponueshme”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA në Bejrut.
Lini një Përgjigje