TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota30 Shtator 2024, 16:48

Netanyahu kërcënon hapur Iranin: S’ka askund në Lindjen e Mesme që Izraeli nuk mund të arrijë!

Shkruar nga Pamfleti

Netanyahu kërcënon hapur Iranin: S’ka askund në Lindjen e

Kryeministri i Izraelit i është drejtuar popullit të Iranit në një fjalim televiziv, duke kërcënuar se nuk ka askund në Lindjen e Mesme që vendi i tij nuk mund të arrijë.

Benjamin Netanyahu u tha iranianëve se ky ishte një "moment kyç" dhe vendi i tyre po i afronte ata më pranë humnerës.

"Çdo ditë, ju shihni një regjim që ju nënshtron, bëni fjalime të zjarrta për mbrojtjen e Libanit, mbrojtjen e Gazës. Megjithatë çdo ditë, ai regjim e zhyt rajonin tonë më thellë në errësirë ​​dhe më thellë në luftë", tha ai.

Si Hamasi ashtu edhe Hezbollahu mbështeten nga Irani.

Duke iu referuar vdekjes së liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah dhe komandantit të lartë ushtarak të Hamasit, Mohammed Deif, Netanyhau tha se çdo ditë, kukullat e tyre eliminohen.

Nuk ka askund në Lindjen e Mesme që Izraeli nuk mund të arrijë. Nuk ka ku të mos shkojmë për të mbrojtur njerëzit tanë dhe për të mbrojtur vendin tonë. Me çdo moment që kalon, regjimi po ju afron juve – popullit fisnik persian – më pranë humnerës”, tha ai.

Ai tha se humica dërrmuese e iranianëve e dinë se regjimi i tyre nuk kujdeset aspak për ta.

"Nëse do të kujdesej, nëse do të kujdesej për ju, do të ndalonte së shpenzuari miliarda dollarë në luftëra të kota në Lindjen e Mesme. Do të fillonte të përmirësonte jetën tuaj. Kur Irani të jetë më në fund i lirë dhe ai moment do të vijë shumë më shpejt nga sa mendojnë njerëzit – gjithçka do të jetë ndryshe. Dy popujt tanë të lashtë, populli hebre dhe ai pers, më në fund do të jenë në paqe. Dy vendet tona, Izraeli dhe Irani, do të jenë në paqe”, përfundoi ai.

Lini një Përgjigje