TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota30 Shtator 2024, 22:00

Çfarë e pret Lindjen e Mesme? Izraeli nis pushtimin tokësor të Libanit!

Shkruar nga Pamfleti

Çfarë e pret Lindjen e Mesme? Izraeli nis pushtimin tokësor

Ushtria libaneze ka evakuuar pikat e vëzhgimit në kufirin jugor të Libanit me Izraelin dhe është zhvendosur në kazermat në fshatrat kufitare.

Izraeli ka nisur inkursionin ushtarak në kufirin jugor të Libanit. Mediat libaneze po raportojnë për zjarr të rëndë artilerie në qytetet kufitare në Libanin jugor. Zona përreth Khiam dhe Wizani, të dyja përballë kufirit Liban-Izrael, janë shpallur një kufi i mbyllur ushtarak.

Nga ana tjetër, ushtria libaneze ka evakuuar pikat e vëzhgimit në kufirin jugor të Libanit me Izraelin dhe është zhvendosur në kazermat në fshatrat kufitare, raporton CNN. Një zyrtar ushtarak libanez i tha AFP se ushtria libaneze po ripozicionon trupat e vendosura në kufirin e saj jugor.

Më herët Izraeli njoftoi SHBA-në se po planifikon një operacion të kufizuar tokësor në Liban që mund të fillojë së shpejti. Sipas një zyrtari amerikan, operacioni do të jetë më i vogël se lufta e Izraelit në vitin 2006 kundër Hezbollahut.

Mësohet se ofensiva do të fokusohet në heqjen e infrastrukturës militante përgjatë kufirit, pasi Izraeli kërkon të kthejë banorët në veri. Ndërkohë që thuhet se forcat izraelite kanë kryer tashmë bastisje të kufizuara në jug të Libanit.

Ndërkohë që paqeruajtësit e Kombeve të Bashkuara aktualisht nuk janë në gjendje të kryejnë patrullime për shkak të intensitetit të sulmeve izraelite.

Çfarë e pret Lindjen e Mesme? Izraeli nis pushtimin tokësor

Forca e Përkohshme e Kombeve të Bashkuara në Liban (UNIFIL), tha për “SKY News” se situata e sigurisë dhe bombardimet e vazhdueshme nuk lejojnë patrullimin.

Ne mbetemi në pozicionin tonë dhe të angazhuar në përpjekje për të de-përshkallëzuar", shprehet UNIFIL.

UNIFIL u krijua nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së në vitin 1978. Ai ndihmon qeverinë libaneze dhe forcat e armatosura të patrullojnë zonën në jug të lumit Litani, i cili është rreth 30 km (20 milje) nga kufiri me Izraelin.

Nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara janë angazhuar të dërgojnë "disa mijëra" trupa shtesë në Lindjen e Mesme për të rritur sigurinë dhe për të mbrojtur Izraelin nëse është e nevojshme.

“Skuadriljet e shumta të avionëve luftarakë dhe personeli i nevojshëm për t'i mbështetur ata do të përbëjnë praninë e shtuar", tha zëdhënësja Sabrina Singh.

Nisja e këtij pushtimi tokësor i komplikon sërish situatën në Lindjen e Mesme dhe ngre shumë pikëpyetje dhe pasiguri për të ardhmen e një rajoni të përfshirë tashmë nga një luftë 1 vjeçare në Gaza. Ndërhyrja me trupa brenda Libanit, do të thotë se ekziston mundësia e rritjes së fataliteteve në radhët e civilëve, gjë që ishte tepër shqetësueses në Gaza, ku mbi 41 mijë persona janë regjistruar të vdekur.

Shifra këto që nxorën në pah paaftësinë e perëndimit për të ndalur terrorin dhe spastrimin e izraelit në Gaza. Në rast të një përsëritje të këtij skenari, imazhi i perëndimit do të shkërmoqet përfundimisht.

Pavarësisht thirrjeve të ndërkombëtarëve për të ndalur pushtimin tokësor të Libanit dhe arritjen e një armëpushimi, Izraeli ka vijuar i pa shqetësuar planin e tij./Pamfleti

Lini një Përgjigje