TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Shkurt 2025, 22:13

Kreu i NATO-së uron Merz për fitoren: Mezi pres të punojmë për sigurinë tonë të përbashkët!

Shkruar nga Pamfleti

Kreu i NATO-së uron Merz për fitoren: Mezi pres të punojmë

Kreu i NATO-s, Mark Rutte ka uruar liderin e CDU/CSU Friedrich Merz për fitoren e zgjedhjeve në Gjermani.

Me anë të një postimi në rrjetin social “X”, Rutte tha se mezi pret të punojë me Merz teksa theksoi se lidershipi i tij do të jetë kyç për Europën dhe Aleancën.

Urime për @_FriedrichMerz për fitoren e sotme zgjedhore në Gjermani. Mezi pres të punojmë me ju në këtë moment vendimtar për sigurinë tonë të përbashkët. Është jetike që Evropa të rritet në shpenzimet e mbrojtjes dhe lidershipi juaj do të jetë kyç”, shkruan Rutte.

Lini një Përgjigje