TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Shkurt 2025, 20:31

Trump uron Merz për fitoren: Ditë e madhe për Gjermaninë dhe për SHBA-në!

Shkruar nga Pamfleti

Trump uron Merz për fitoren: Ditë e madhe për Gjermaninë dhe

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka uruar liderin e CDU/CSU, Friedrich Merz për fitoren në zgjedhjet e përgjithshme në Gjermani.

Trump e quajti këtë ditë, një ditë të rëndësishme për Gjermaninë dhe për Shtetet e Bashkuara nën lidershipin e Trump.

Me anë të një reagimi në rrjetin social “TruthSocial”, Trump theksoi se gjermanët njëjtë si amerikanët treguan se janë të mërzitur nga politikat pas sens.

Duket se partia konservatore në Gjermani ka fituar me diferencë të madhe. Ashtu si në SHBA, edhe gjermanët janë lodhur nga politika pa sens, veçanërisht në çështjet e energjisë dhe imigracionit, që ka mbizotëruar për shumë vite.

Kjo është një ditë e madhe për Gjermaninë dhe për Shtetet e Bashkuara nën lidershipin e një zotërie të quajtur Donald Trump. Urime të gjithëve, shumë fitore të tjera do të vijnë”, ka deklaruar Trump.

Lini një Përgjigje