
Kur duhet më pak se gjysmë ore nga mbyllja e qendrave të votimit në Gjermani, mediat vendase kanë nisur të nxjerrin sondazhet dhe parashikimet e tyre lidhur me rezultatin.

Një sondazh i publikuar nga “Bild” zbulon se SPD-ja e Olaf Scholzit parashikohet të marrë 15 për qind të votave. CDU e Friederich Merz kryeson me 29,5 për qind. “Të Gjelbërit”, e Robert Habeck pritet të marrin 12,5 për qind, ndërsa AfD-ja e Alice Weidel rreth 21 për qind.

Sa vende do të fitonin në Budestag partitë e mëdha? SPD-ja e Olaf Scholzit do të merrte 105 deputetë, CDU e Friederich Merz do të merrte 205 deputetë, AfD-ja e Alice Weidel 146 deputetë, “Të Gjelbërit”, e Robert Habeck 87 deputetë, “Të Majtët” do të merrnin 52 deputetë, ndërsa BSW-ja do të merrte vetëm 35 deputetë.
Friederich Merz pritet të jetë i preferuari për Kancelar me 25 për qind, i ndjekur pas nga Alice Weidel me 22 për qind. Më pas vijnë Robert Habeck me 16 për qind i ndjekur nga Scholz me 15 për qind.
Lini një Përgjigje