TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Shkurt 2025, 15:25

Papa Françesku u dërgon mesazh besimtarëve nga spitali: Lutuni për mua!

Shkruar nga Pamfleti

Papa Françesku u dërgon mesazh besimtarëve nga spitali: Lutuni

Papa Françesku u ka bërë thirrje besimtarëve katolikë që të luten për të, ndërsa vijon i shtruar në spital për pneumoni të dyfishtë.

Kreu i Selisë së Shenjtë nuk ka mundur t’i drejtojë lutjet tradicionale të së dielës për të dytën javë me radhë. Përmes një mesazhi të shkruar ditët e fundit, ai ka thënë se është duke vazhduar mjekimin në Spitalin Gemelli të Romës.

Ky mesazh vjen pasi Vatikani njoftoi ditën e djeshme se gjendja e Papës vijon të jetë kritike pasi pësoi një krizë astmatike.

Në mesazhin e sotëm, Papa ka falënderuar mjekët dhe infermierët e spitalit për kujdesin si edhe ata që i kanë uruar shëndet.

“Në ditët e fundit kam pranuar shumë mesazhe dashamirëse dhe jam emocionuar sidomos nga vizatimet e fëmijëve. Faleminderit për afërsinë dhe për lutjet që kam pranuar prej gjithë botës dhe ju kërkoj të luteni për mua”, ka shkruar ai.

Papa Françesku ndodhet i shtruar në spital që prej 14 shkurtit, pas vështirësive me frymëmarrjen. Ai është më i rrezikuar nga infektimi në mushkëri për shkak të infeksioni që ka pasur në rini, që ka rezultuar me heqjen e një pjesë të mushkërive në moshën 21-vjeçare.

Papa ka kërkuar që publiku të informohet për shëndetin e tij, prandaj Vatikani bërë deklarata të shpeshta lidhur me gjendjen e tij. Ai e ka shfrytëzuar mesazhin për të përmendur përvjetorin e tretë të luftës së Rusisë në Ukrainë – që shënohet të hënën – dhe u ka bërë thirrje të gjithëve që t’i kujtojnë viktimat e konflikteve të armatosura dhe të luten për "paqe në Palestinë, Izrael, Lindje të Mesme, Mianmar, në Republikën Demokratike të Kongos dhe Sudan”.

Lini një Përgjigje