TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Shkurt 2025, 19:02

Zgjedhjet në Gjermani, Olaf Scholz pranon humbjen: Rezultat i hidhur

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet në Gjermani, Olaf Scholz pranon humbjen: Rezultat i hidhur

Sekretari i përgjithshëm i SPD-së, Matthias Miersch, ka komentuar rezultatet e para të zgjedhjeve në Gjermani, duke e cilësuar humbjen si “historike” dhe një mbrëmje të hidhur për partinë. Ai theksoi se koalicioni, i formuar nga SPD-ja, ka dështuar dhe është rrëzuar nga zgjedhësit.

Në një përgjigje për mundësinë që SPD-ja të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme, Miersch tha se fjalën e fundit do ta kenë anëtarët e partisë, duke lënë të hapur mundësinë e një vendimi brenda-partiak, mbi hapat që do të ndjekin pas këtyre rezultateve.

"Ky është një rezultat i hidhur zgjedhor për Partinë Socialdemokrate, është gjithashtu një humbje zgjedhore. Mendoj se mund të jemi krenarë për faktin që kemi punuar së bashku kaq ngushtë në kohë të vështira.

Doja që rezultati të kishte qenë më i mirë, por ne mund të luftojmë për rezultate më të mira zgjedhore në të ardhmen dhe do të njohim përgjegjësinë tonë për vendin tonë dhe do të vazhdojmë të punojmë në përputhje me rrethanat", tha lideri i SPD-së, Olaf Scholz teksa ka konetuar exit poll-et e zgjedhjeve në Gjermani. 

Scholz përgëzoi Friedrich Merz, liderin e partisë konservatore Demokristiane, i cili rezulton i pari në sondazhe.

Zgjedhjet në Gjermani, Olaf Scholz pranon humbjen: Rezultat i hidhur

 

Lini një Përgjigje