
Projeksionet e para tregojnë se gjermanët kanë zgjedhur Friederich Merz nga CDU/CSU si kancelarin e tyre të ri.
Populli gjerman foli dhe vendosi se është koha për ndryshim. Mbi 49 milionë gjermanë u dyndën sot në qendrat e votimit për vendosur se kush do të drejtojë vendin në 4 vitet e ardhshme. Projeksionet e para tregojnë se gjermanët kanë zgjedhur Friederich Merz nga CDU/CSU si kancelarin e tyre të ri.
Një dalje masive për të votuar prej 84 për qind, më i larti që nga 1990, ishte sinjali i parë që gjermanët donin ndryshim të kursit.
Në këto zgjedhje ishin 5 kandidatë për Kancelarë të Gjermanisë: Olaf Scholz (SPD): Kancelar i Republikës Federale të Gjermanisë që nga viti 2021. Friedrich Merz (CDU): Kreu i partisë dhe grupit parlamentar që nga viti 2022. Robert Habeck (Aleanca 90/The Greens): Ministër Federal për Çështjet Ekonomike dhe Mbrojtjen e Klimës dhe Zëvendës Kancelar që nga viti 2021. Sahra Wagenknecht (BSW): Kryetare e partisë së Aleancës Sahra Wagenknecht që nga viti 2024. Alice Weidel (AfD): kryetare e grupit parlamentar që nga viti 2021
Çfarë tregojnë projeksonet?

Projeksionet e para të zgjedhjeve gjermane të 2025-ës tregonin se Kristian Demokratët e qendrës së djathtë (CDU/CSU) kanë fituar përqindjen më të lartë të vendeve me 28,5%.
Alternativa e ekstremit të djathtë për Gjermaninë (AfD) ishte e dyta me pak më pak se 20,5%. Në vendin e tretë renditen socialdemokratët e qendrës së majtë (SPD) me 16,5% që dhe në fund të Gjelbrit, me 12.1%.
Sa vende marrinë secila parti në Bundestag?

Nga rezultatet e orës 21:00, janë paraqitur këto të dhëna:
SPD e Olaf Schloz merr 120 vende
CDU/CSU e Friedrich Merz merr 208
Të Gjelbrit marrin 88 vende
AfD e Alice Weidel merr 150 vende
Majtas merr 63 vende.
Vlen të theksohet se me reformën e re zgjedhore do të shfuqizohen për herë të parë në këto zgjedhje mandatet kompensuese për të ulur Bundestagun në 630 mandate. Kjo e bën ndarjen e vendeve veçanërisht emocionuese këtë vit.
Cilat janë koalicionet e mundshme?
Nga ajo çfarë është pasqyruar deri më tani, asnjë nga partitë kryesuese nuk arrijnë të sigurojë votat e mjaftueshme për të qeverisur e vetme, prandaj CDU/CSU me shumë gjasa do t’i jepet mandati për të krijuar qeverinë e re gjermane me anë të një koalicioni.
Në varësi të rezultateve, qeveria mund të formohet përmes këtyre kombinimeve:
1- Koalicioni i Madh mes CDU/CSU dhe SPD, që është skenari më i mundshëm
2- Aleancë CDU dhe të Gjelbrit, por kjo varet nga numri i partive që kalojnë pragun
3- Koalicioni "Kenia" (CDU, SPD, të Gjelbrit) nëse asnjë opsion tjetër nuk siguron shumicë.
4- Koalicioni "Gjermania" (CDU, SPD, FDP), por mbetet i pasigurt për shkak të dobësisë së Liberalëve.
Por një qeverisje me tre parti shihet me skepticizëm, duke pasur parasysh dështimin e koalicionit të Scholz. Nëse AfD mbetet e vetmja opozitë e madhe, kjo mund t’i japë më shumë peshë politike dhe ta fuqizojë atë në afatgjatë.
Lideri i CDU/CSU, Friedrich Merz, ka premtuar formimin e qeverisë deri në Pashkë, por nëse do të ketë negociata të gjata, procesi mund të zgjasë me muaj, siç ndodhi në vitin 2017 kur Angela Merkel formoi qeverinë pas gjashtë muajsh bisedimesh. Kohë e gjatë përballë Trump
Si reaguan krerët e partive në Gjermani?

Lideri i CDU/CSU, Friedrich Merz, shpalli fitoren në zgjedhjet parlamentare në Gjermani, duke theksuar se tani sfida kryesore është formimi i një qeverie të qëndrueshme. Merz pranoi se procesi për krijimin e qeverisë nuk do të jetë i lehtë, por theksoi se duhet të ndodhë sa më shpejt. Ai kërkoi që një qeveri të krijohej para pashkëve.
"Kemi fituar zgjedhjet. Duhet ta formojmë atë sa më parë me një shumicë të duhur parlamentare, sepse bota nuk na pret. Gjermania do të rikthehet të jetë e besueshme", tha ai gjatë fjalimit të tij në Adenauer Haus, selia e partisë.
Lideri i CDU-së i bëri thirrje partive të tjera për dialog, duke nënvizuar se pas një fushate të fortë elektorale mbi çështjet ekonomike dhe emigracionin, tani është koha për bisedime.

Nga ana tjetër kancelari Olaf Scholz pranoi humbjen dhe uroi kundërshtarin e tij Merz për fitoren.
"Tani duhet të flasim me njëri-tjetrin për të krijuar një qeveri që mund të veprojë. Është një rezultat i hidhur, një humbje. Nuk do ta pranojmë kurrë AfD. Asnjë bashkëpunim me ekstremën e djathtë. Shpresojmë që edhe të tjerët të mbajnë të njëjtin qëndrim", tha Scholz.

Ndërkohë që kryetarja e partisë AfD, Alice Weidel, tha se pret zgjedhje të reja së shpejti, pasi sipas saj, koalicioni i ardhshëm tre partiak nuk do të jetë i qëndrueshëm.
“Nuk do të duhet të presim katër vjet. Formimi i koalicionit këtu është i paqëndrueshëm. Friedrich Merz absolutisht dëshiron të bëhet kancelar, dhe unë supozoj këtu, pasi ai ka përjashtuar një koalicion me AfD në vetvete, se ai në fakt e vendos kancelarinë e tij mbi mirëqenien e këtij vendi. E gjithë kjo do të dështojë keq, sepse gjërat do të vazhdojnë si më parë me një dritë të zezë. Gjermanët kanë zgjedhur një ndryshim politik. Ata duan një ndryshim në migracion, duan të kenë kufij të sigurt. Ata duan që ne të ulim taksat, të ulim burokracinë, të ulim çmimet e energjisë. Akti i kufizimit të fluksit i prezantuar nga Unioni u "miratua qartë". Bashkimi nuk do të jetë në gjendje të shtyjë planet e tij me SPD dhe të Gjelbërit", tha Weidel.
Me ndryshimin e qeverisë, ngrihen shumë pikëpyetje mbi qasjen e Gjermanisë në drejtim me problemet që po zhvillohen në Europë dhe përtej kontinentit, duke nisur nga luftërat në Ukrainë e Gaza, deri te marrëdhëniet me SHBA dhe Rusinë. Megjithatë në ditët në vijim do të kemi një pasqyrë të qartë të politikës së Merz./Pamfleti
Lini një Përgjigje