TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Shkurt 2025, 21:11

"Ka shfaqur probleme edhe me veshkat", Vatikani: Gjendja e Papa Françeskut mbetet kritike

Shkruar nga Pamfleti

"Ka shfaqur probleme edhe me veshkat", Vatikani: Gjendja e Papa

Vatikani ka përditësuar gjendjen shëndetësore të Papa Françeskut, ndërsa ka njoftuar se vijon të jetë në gjendje kritike. Papa Françesku ka shfaqur një problem edhe me veshkat.

Sipas Vatikanit, analizat e gjakut tregojnë “një insuficiencë fillestare, të lehtë, renale, e cila aktualisht është nën kontroll“. Papa 88-vjeç është ende duke kryer “terapinë me oksigjen të lartë” në hundë, ndërsa vlera e tij e hemoglobinës është rritur pas transfuzionit të gjakut të shtunën.

Ai ndodhet në spital që nga 14 shkurti dhe po trajtohet për pneumoni të dyfishtë dhe bronkit kronik. Mëngjesin e sotëm, Vatikani tha se Papa kishte kaluar një natë “të qetë” dhe konfirmoi se nuk do të kryente lutjet për javën e dytë radhazi.

Lini një Përgjigje