
Tërmeti i fortë me magnitudë 6.2 të shkallës Rihter që tronditi mesditën e sotme Stambollin shkaktoi panik dhe frikë tek banorët e qytetit më të madh me 18 milionë banorë.
Është karakteristik se shumë lëkundje të tjera me magnitudë mbi 5 të shkallës Rihter pasuan dhe ishin si paralajmërime “qëndroni jashtë ndërtesave”.
Megjithëse nga lëkundjet sizmike nuk ka pasur dëme materiale apo viktima deri më tani , shqetësimi i të gjithëve në Turqi është i dukshëm, me banorët që qëndrojnë në sheshe dhe parqe anembanë Stambollit, nga frika e paralajmërimeve për një tërmet deri në 7 ballë të shkallës Rihter.
Siç raportuan më herët sizmologët, tërmeti i parë në Silivria, në detin Marmara, ishte sipërfaqësor, me thellësi fokale 16 km dhe me magnitudë 3.9 ballë të shkallës Rihter.

Më pas u sqarua se rreth orës 13:00 ka pasur një lëkundje të dytë shumë të fortë në Stamboll, me magnitudë 6.2 ballë të shkallës Rihter.
Tërmeti është ndjerë edhe në Aleksandropoli – që është afërsisht 300 kilometra nga Stambolli – dhe në zona të tjera të Greqisë Veriore.
Të paktën 40 tërmete në tre orët e fundit
Sipas informacioneve më të fundit, ka pasur një tërmet të tretë me magnitudë 5 të shkallës Rihter, si dhe një të katërt me magnitudë 4.5, i ndjekur nga një tërmet i pestë me magnitudë 5 të shkallës Rihter. Në total, tërmetet nga 2 deri në 5 ballë të shkallës Rihter që ndodhën në rajonin e Turqisë arritën 40 deri në orën 15:00.

Paniku dhe frika mbizotëron
Mijëra njerëz dolën në rrugë, sipas agjencisë franceze të lajmeve (AFP). Televizioni turk TGRT raportoi se një person u plagos pasi u hodh nga ballkoni në momentin e tërmetit.
Në qendër të Stambollit, shumë njerëz u mblodhën në parqe. Disa dyqane u mbyllën pas tërmetit që tronditi anën evropiane të qytetit.
“Ne po monitorojmë nga afër zhvillimet”, thotë Erdogan
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se ai ishte "duke monitoruar nga afër zhvillimet". Ministri turk i Transportit Abdulkadir Uraloglu theksoi se inspektimet fillestare nuk treguan dëme apo probleme në autostrada, aeroporte apo hekurudha.

“Përcjell urimet e mia për një shërim të shpejtë tek qytetarët tanë, ne jemi duke monitoruar nga afër zhvillimet ”, tha presidenti turk.
"Të gjitha shërbimet e urgjencës janë në gatishmëri. Asnjë ndërtesë nuk është shembur, sipas informacioneve që kemi në këtë fazë. Ne po vazhdojmë hetimet", njoftoi zyra e guvernatorit të Stambollit, duke u bërë thirrje qytetarëve "të qëndrojnë larg ndërtesave të dëmtuara”.
#SONDAKİKA Deprem anı boğazda böyle görüntülendi:#deprem #silivri #Avcılar #Marmara pic.twitter.com/QKJQmCh8B8
— Yeni Journal (@yenijournal) April 23, 2025
Komuna theksoi gjithashtu se po monitoron situatën, duke sqaruar se deri më tani nuk janë raportuar dëme serioze.
Sipas kreut të OASP-së dhe profesorit të Gjeologjisë, Efthimios Lekkas, tërmeti me magnitudë 6.2 të shkallës Rihter në Stamboll mund të shkaktojë disa fenomene.
“Është e mundur që tërmetet të shkaktojnë disa fenomene, duhet të shohim nëse është tërmeti kryesor apo paragoditje”, theksoi ai për SKAI-n.

Menjëherë pas valës së lëkundjeve të forta sizmike në Stamboll, sizmologu Gerasimos Papadopoulos komentoi:
Tërmet i fortë me magnitudë M=6.2 ballë në Detin Marmara në orën 12.49. Zona ka sizmicitet shumë të lartë me thyerje të mëdha aktive në mjediset nënujore dhe tokësore. Janë regjistruar pasgoditje, dy me magnitudë M=5.0.
Çfarë thonë ekspertët?
Eksperti turk i tërmeteve, profesor Ziyadin Çakır tha se tërmeti nuk ishte në vendin ku pritej një tërmet i madh, por tërmeti që ndodhi në çarjen kryesore e rriti intensitetin. “Tërmeti ka ndodhur rreth 30 kilometra larg vendit ku pritej tërmeti i madh”, tha Çakır.
Profesori i sizmologjisë Zafer Akçığ tha nga ana e tij se "tërmeti u ndje edhe në Izmir. Është e rëndësishme se ku do të transferohet energjia nga këtu e tutje. Tani, nëse do të shkojë drejt Stambollit apo jo, do të punojnë sizmologët. Do të ekzaminohet duke përdorur të dhëna satelitore."
The Mw 6.2 #earthquake in Western Türkiye occurred in the #Marmara Sea at a depth of 12 km. The region can produce M 7.0 - 7.6 earthquakes, like in 1509 Ms 7.2 to the East and in 1766 Mw 7.6 to the West of this location. Today's earthquake is strong and aftershocks are possible. pic.twitter.com/FfyTa6mGkZ
— Frank Hoogerbeets (@hogrbe) April 23, 2025
Sizmologët kishin paralajmëruar
Dhjetorin e kaluar, profesori i gjeologjisë Naci Görü paralajmëroi se një tërmet me magnitudë 4.4 që kishte ndodhur në atë kohë do të ndikonte në thyerjen e Marmarasë, duke shkaktuar ndoshta një tërmet të madh në të ardhmen.
“Ky tërmet pak a shumë do të prekë pjesën e thyerjes që pritet të çahet në Marmara ”, tha ai.
Çfarë ka thënë deri tani profesori kryesor turk Görür?
Profesori i gjeologjisë Naci Görür ka përsëritur shumë herë se pritet një tërmet me magnitudë 7.2 ballë të shkallës Rihter - ai madje ka parashikuar se maksimumi i tij mund të arrijë 7.6R - në Stamboll dhe ka njoftuar zonat e rrezikshme. Duke thënë se "këto çarje të mbyllura do të çahen një ditë", Görür ishte veçanërisht alarmues: "të dhënat më të njohura janë se probabiliteti që një tërmet të ndodhë brenda 30 viteve, në çdo kohë pas vitit 1999, është 47%. "Kjo është një mundësi jonormale." /Përshtati Pamfleti/
Lini një Përgjigje