TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Prill 2025, 15:08

Tërmeti 6.2 ballë që tronditi Stambollin, eksperti bën paralajmërimin: Pritet një tjetër lëkundje e fortë

Shkruar nga Pamfleti

Tërmeti 6.2 ballë që tronditi Stambollin, eksperti bën

Stambolli u trondit paraditen e sotme nga tërmete të njëpasnjëshme, pas atij me magnitudë 6.2. AFAD bëri me dije se epiqendra e tërmetit me magnitudë 6.2 ishte në detin Marmara dhe lagjen Silivri të Stambollit, i cili u ndje edhe në Stamboll si dhe në provincat përreth.

Tërmeti kishte një magnitudë 6.2 ballë dhe një thellësi të cekët prej 10 kilometrash, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara.

Sipas medias turke Sabah, eksperti i tërmeteve Şükrü Ersoy ka bërë deklarata të forta duke thënë se edhe në vitin 2019 në po të njëjtin vend ka pasur sërish një tërmet të fortë.

Ai shtoi se qytetarët duhet të tregohen vigjilentë pasi pritet një tjetër tërmet edhe më i fortë në vijim. Eksperti bën thirrje që banorët të qëndrojnë në një zonë të hapur dhe jo në banesa.

"Kur po komentonim 3.9, thamë se vendndodhja e tij ishte kritike. Po kështu, një tërmet me magnitudë 5.8 ka ndodhur në të njëjtin vend në vitin 2019. Pra, thamë se mund të jemi të shqetësuar sepse mund të jetë pikënisja e tërmetit të ardhshëm të Marmarasë. Kjo madhësi është shumë e rëndësishme. Mund të ketë një tjetër tërmet në vijim edhe më i fortë.

Është e dobishme të jesh vigjilent. Një pikë ku mund të pritet një tërmet më i madh, pasi vetë tërmeti mund të shkaktojë dëme. Nëse qëndrojmë jashtë, duhet të qëndrojmë në një zonë të hapur, jo aty ku ka shtëpi”, tha Ersoy.

Lini një Përgjigje