Zëvendëspresidenti amerikan J.D.Vance i ka dërguar edhe një herë një ultimatum Kievit për të pranuar propozimin amerikan për një marrëveshje mes Rusisë dhe Ukrainës , e cila parashikon lëshimin e territoreve.
"Është koha ose të themi po ose Shtetet e Bashkuara të largohen nga ky proces," u tha ai gazetarëve në Indi të mërkurën (23 prill) pasi mbaroi një vizitë në Taj Mahal, sipas Bloomberg.
“Do të duhen bërë disa lëshime territoriale”, tha Vance, duke shtuar se megjithëse kufijtë mund të mos jenë tamam siç janë tani, për të ndaluar gjakderdhjen të dyja palët duhet “të heqin armët, të ngrijnë këtë proces, të vazhdojnë me punën e ndërtimit të një Rusie më të mirë dhe një Ukrainë më të mirë”.
Si e "ndan byrekun" propozimi i paqes i Trump në Ukrainë
Ky plan, të cilin qeveria amerikane e përshkruan si një ofertë përfundimtare, përfshin, ndër të tjera, njohjen e Krimesë nga SHBA si pjesë e Rusisë dhe njohjen jozyrtare të kontrollit rus të pothuajse të gjitha territoreve të pushtuara deri në vitin 2022.
Çfarë merr Rusia me propozimin e Trump?
-Njohje de-juro nga SHBA të kontrollit rus mbi Krimenë.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, megjithatë, në të kaluarën ka përjashtuar mundësinë e pranimit të okupimit nga Rusia të Krimesë dhe pjesëve të katër rajoneve.
-Njohje de fakto” e pothuajse të gjithë Oblastit të Luhanskut dhe pjesëve të Donetskut, Khersonit dhe pjesës së Zaporizhisë të pushtuara nga Moska si territore ruse.
-Premtimi se Ukraina nuk do të bëhet anëtare e NATO-s. Teksti vëren se Ukraina, megjithatë, mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian.
-Heqja e sanksioneve të vendosura që nga viti 2014.
-Rritja e bashkëpunimit ekonomik me SHBA-në, veçanërisht në sektorët e energjisë dhe industrisë.
Çfarë merr Ukraina me propozimin e Trump?
-Një garanci e fortë sigurie" që përfshin një grup ad hoc të vendeve evropiane. Dokumenti nuk specifikon se si do të funksionojë ky operacion paqeruajtës dhe nuk përmend ndonjë përfshirje të SHBA.
-Kthimi i pjesës së vogël të rajonit të Kharkivit të pushtuar nga Rusia.
-Kalimi i papenguar i lumit Dnieper, i cili kalon përgjatë vijës së frontit në zonat e Ukrainës jugore.
-Kompensimi dhe ndihma për rindërtim, megjithëse në dokument nuk thuhet se nga do të vijnë financimet.
Lini një Përgjigje