TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Prill 2025, 15:31

Tërmeti në Stamboll, 151 persona të plagosur; u hodhën nga lartësia në momentin e goditjes

Shkruar nga Pamfleti

Tërmeti në Stamboll, 151 persona të plagosur; u hodhën nga

Të paktën 151 persona janë plagosur nga tërmeti që goditi Stambollin, njoftoi zyra e Guvernatorit të qytetit turk.

Pas tërmetit me magnitudë 6.2 të shkallës Rihter , Zyra e Guvernatorit njoftoi se 151 mbetën të plagosur pasi u hodhën nga lartësitë në përpjekje për ti shpëtuar lëkundjes.

Në një deklaratë të Guvernatorit thuhet se “vijon në spitale trajtimi i 151 shtetasve të lënduarve si pasojë e kërcimit nga lartësia për shkak të panikut. Asnjë prej tyre nuk është në rrezik për jetën”.

Tërmeti në Stamboll, 151 persona të plagosur; u hodhën nga

“Në tërmetin 6.2 të shkallës Rihter që ndodhi në Silivri, deri në ora 15:30 nuk ka asnjë problematikë që do të ndikonte në në furnizimin me energji, gaz natyror, ujë të pijshëm dhe infrastrukturën e kanalizimeve. Nuk ka shkatërrim të ndërtesave në qytet, me përjashtim të një godine të braktisur”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Lini një Përgjigje