
Pas bisedës me presidentin e SHBA-së, Joe Biden, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka mbajtur një fjalim për qytetarët e tij.
Duke folur për sulmet e palestineze që lanë mbi 150 të vdekur, Netanyahu u zotua se do të mposht Hamasin, por shtoi se lufta "do të marrë kohë".
Ai tha se grupi militant ka vrarë gra, fëmijë dhe të moshuar dhe është përgjegjës për mirëqenien e njerëzve që ka kapur.
“Izraeli do të zgjidhë hesapet me këdo që i dëmton. Ajo që ndodhi sot nuk është parë kurrë në Izrael. Ne do të marrim hak të fuqishëm për këtë ditë të zezë", tha kryeministri izraelit.
Lidhur me sulmet palestineze, Izraeli ndërmori një fushatë të ashpër kundërpërgjigje, duke sulmuar disa zona të kontrolluara nga Palestina në Gaza. Sulmet shkaktuan gati 200 viktima dhe mbi 1,600 të plagosur.
Lini një Përgjigje