TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Tetor 2023, 20:06

Kaos në Izrael/ Hamasi nis sulm të ri dhe shënjestron Tel Avivin, lëshon mbi 150 raketa (Foto)

Shkruar nga Pamfleti
Kaos në Izrael/ Hamasi nis sulm të ri dhe shënjestron Tel
Sulmi në Tel Aviv

Agaravon situata në Rripin e Gazës. Hamasi ka nisur një sulm të ri raketor kundër Izraelit, pas atij vdekjeprurës në mëngjes.

Brigadat Izzedine al Qassam, krahu i armatosur i Hamasit, thotë se ka lëshuar këtë mbrëmje edhe 150 raketa të tjera drejt Tel Avivit të Izraelit.

Grupi tha se kjo ishte në përgjigje ndaj bombardimit të kullës së banimit në qendër të qytetit të Gazës, përmes një postimi në Telegram.

“Tani që pushtuesi ka bombarduar Kullën Palestineze në mes të qytetit të Gazës, Tel Avivi duhet të qëndrojë me njërën këmbë dhe të presë përgjigjen tonë shkatërrimtare”, tha në Telegram Abu Obaida, zëdhënës i Brigadave AlQassam.

Kaos në Izrael/ Hamasi nis sulm të ri dhe shënjestron Tel

Sulmi është konfirmuar edhe shërbimit të shpëtimit të Izraelit Magen David Adom (MDA). “Pas sirenave të alarmit të kuq në minutat e fundit, ekipet e Magen David Adom po kryejnë kërkime në zonat ku janë raportuar goditje me raketa”, tha organizata të shtunën në mbrëmje. Ai renditi Tel Aviv, Rishon Letzion dhe Bat Yam si zonat e prekura.

Gazetarët e CNN në terren sirenat dhe më shumë se një duzinë shpërthimesh të forta dëgjohen në të gjithë Tel Avivin.

Sipas CNN, nuk është e qartë nëse shpërthimet e forta ishin të sistemeve anti-raketë të Izraelit apo zhurma e raketave militante që po binin në Tel Aviv. Deir ëm tnbai kofirmohet se nga ëprlasja kanë vdekur afro 150 izraelitë dhe 200 palestinezë.

Tensionet midis Izraelit dhe palestinezëve kanë ekzistuar që përpara themelimit të kombit në vitin 1948. Mijëra njerëz nga të dyja palët janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur në konfliktin e gjatë që ziejë midis dy palëve gjatë dekadave të fundit.

Kaos në Izrael/ Hamasi nis sulm të ri dhe shënjestron Tel

Dhuna është rritur veçanërisht këtë vit. Numri i palestinezëve të vrarë në Bregun Perëndimor të pushtuar nga forcat izraelite është në nivelin më të lartë në gati dy dekada.

Izraeli dhe grupi militant Hamas janë përfshirë në konflikt të armatosur që daton që nga Intifada e Parë Palestineze e vitit 1987, ose kryengritja, kundër pushtimit të Rripit të Gazës dhe Bregut Perëndimor nga Izraeli.

Izraeli e pushtoi Gazën nga Egjipti në një luftë të vitit 1967, më pas u tërhoq në 2005. Territori i vogël – shtëpia e rreth 2 milionë palestinezëve – ra nën kontrollin e Hamasit në 2007 pas një lufte të shkurtër civile me Fatahun, një fraksion rival palestinez që është shtylla kurrizore e Autoriteti Palestinez.

Pasi Hamasi mori kontrollin e Gazës, Izraeli dhe Egjipti vendosën një rrethim të rreptë në territor, i cili është në vazhdim. Izraeli gjithashtu mban një bllokadë ajrore dhe detare në Gaza.

Para operacionit të së shtunës, lufta e fundit midis Hamasit dhe Izraelit ishte në vitin 2021, e cila zgjati 11 ditë dhe vrau të paktën 250 njerëz në Gaza dhe 13 në Izrael.

Sulmi i së shtunës ndodhi në 50 vjetorin e luftës së 1973, kur fqinjët arabë filluan një sulm të befasishëm ndaj Izraelit në Yom Kippur, ditën më të shenjtë në kalendarin hebre, më 6 tetor 1973. /Pamfleti

Lini një Përgjigje