
Bilanci i viktimave të shkaktuara nga sulmi palestineze në Gaza është rritur sërish, mediat lokale raportojnë për të paktën 150 të vrarë, dhe më shumë se 1,100 njerëz të plagosur.
Ndërkohë, zyrtarët palestinez në Rripin e Gazës, raportojnë se të paktën 198 palestinezë kanë vdekur pas sulmeve ajrore hakmarrëse izraelite, ndërsa të paktën 1,610 janë plagosur.
Bilanci i viktimave në të dy krahët pritet të rritet ende, me sulmet që vazhdojnë sa nga njëra anë, në tjetrën. Sipas raportimeve avionët izraelitë kanë bombarduar shtëpinë e shefit të Hamasit në Gaza, Yehya Al-Sinwar.
Thirrje të shumta për paqe dhe uljen e tensioneve mes Izraelit dhe Palestinës, kanë mbërritur nga çdo cep i botës. Turqia gjithashtu ka shprehur gatishmërinë për të qenë ndërmjetësues mes palëve.
Lini një Përgjigje