TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Tetor 2023, 19:29

Hamasi konfirmon marrjen peng të dhjetëra ushtarëve izraelitë, Tel Avivi ngre alarmin: Po rrëmbehen edhe civilë

Shkruar nga Pamfleti

Hamasi konfirmon marrjen peng të dhjetëra ushtarëve

Zyrtarët izraelitë dhe udhëheqësit e Hamasit kanë konfirmuar se disa izraelitë janë marrë peng në Gaza. Sipas ushtrisë izraelite të burgosurit mbahen nga luftëtarët e Hamasit në të paktën dy vende në jug të Izraelit.

Videot e publikuara nga Hamasi duket se tregojnë të paktën tre izraelitë të kapur të gjallë. Ndërkohë, fotot nga Associated Press treguan të paktën tre civilë të sjellë në Gaza, duke përfshirë dy gra.

Por çfarë pretendojnë palët lidhur me situatën e pengjeve?

Izraeli ka thënë se një numër i panjohur i ushtarëve dhe civilëve izraelitë janë marrë në Gaza. Zëdhënësi i ushtrisë izraelite Hagari tha se luftëtarët e Hamasit po mbanin gjithashtu pengje në qytetet Beeri dhe Ofakim, të vendosura rreth 24 kilometra larg Gazës.

Ndërkohë, zëdhënësi i Hamasit, Abu Obeida, tha se luftëtarët kishin marrë robër "dhjetëra" ushtarë izraelitë, përfshirë oficerë. Ai tha se robërit po mbaheshin në "vende të sigurta" dhe tunele militante. Zëvendës shefi i Hamasit, Arouri i tha më parë Al Jazeera se robërit do të përdoren për shkëmbimin e të burgosurve.

izraeli palestina

Lini një Përgjigje