
Presidenti i SHBA, Joe Biden ka reaguar për herë të parë pas sulmeve vdekjeprurëse të Palestinës në Izrael, ku mbetën të vrarë mbi 100 persona dhe u plagosën mbi 800 të tjerë.
Biden tha se kishte zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu dhe shtoi se i kishte garantuar atij, se SHBA ishte gati të ofronte të gjitha mjetet e duhura të mbështetjes.
“I kam bërë të qartë kryeministrit Netanyahu se ne jemi të gatshëm të ofrojmë të gjitha mjetet e duhura të mbështetjes për Qeverinë dhe popullin e Izraelit. Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten dhe popullin e tij. Shtetet e Bashkuara paralajmërojnë kundër çdo pale tjetër armiqësore ndaj Izraelit që kërkon avantazh në këtë situatë”, shtoi ai.
Ndërkohë lidhur me këto sulme është njoftuar se do të mblidhet Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të dielën.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres dënoi sulmin nga Hamas dhe kërkoi të gjitha përpjekjet diplomatike për të shmangur një zjarr më të gjerë.
Lini një Përgjigje