Ai është njeriu më i kërkuar i Izraelit. Pasi u ka shpëtuar tentativave të shumta për ta vrarë (në vitin 2014 shtëpia e tij u bombardua, por ai arriti të arratisej), ai mori skeptrin e Yaya Hayyash, koordinatorit të sulmeve vetëvrasëse të mesit të viteve 1990...
E quajnë fantazmë, por ai ekziston dhe e ka treguar orët e fundit. Mohammed Diab al Masri, i njohur si Mohammed Deif, është arkitekti i sulmit të paprecedentë ndaj Izraelit. Një operacion i përgatitur nga një njeri, i cili duke mbetur në hije, shndërroi një grusht guerrilësh në një formacion ushtarak të frikshëm.
Në të pesëdhjetat e tij, kreu i krahut ushtarak të Hamasit lindi në Khan Younis, Gaza, dhe pavarësisht të ardhurave të pakta të familjes së tij, ai ishte në gjendje të studionte për Biologji, thonë ata. Dhe gjithashtu gjeti një mënyrë për t'iu përkushtuar teatrit duke luajtur rolin e Abu Khaledit në një shfaqje të titulluar "Klouni". Por ai u rrit nën krahun e Yaya Hayyash, inxhinierit dhe koordinatorit të sulmeve vetëvrasëse në mesin e viteve 1990. Kur mentori i tij u vra, ai ndërmori hapa për ta zëvendësuar atë.
Specialiteti i tij i parë ishte marrja e pengjeve, veprim i përsëritur orët e fundit në përmasa masive. Janë me vlerë të lartë të negociueshme, pasi synohet të këmbehen me palestinezë. Më vonë ai iu përkushtua ndërtimit të arsenalit raketor. Brigadat Ezzedine al Qassam, janë zhvendosur nga kallashnikovët drejt dronëve dhe raketave. Rrjeti importonte materiale luftarake përmes tuneleve klandestine të lidhura me territorin egjiptian, gjithashtu mjeti jetësor për mallrat civile.
Fedajinët punësuan palestinezë jashtë vendit që mund t'i ndihmonin. Ata shfrytëzuan mbështetjen e boshtit shiit, Iranit dhe Hezbollahut libanez. Koordinim i vazhdueshëm në planin ushtarak dhe politik. Dy aleatët dhanë udhëzime, materiale, ndërsa instruktorët e tyre jepnin këshilla. Milicët shiitë kanë dashur gjithmonë të pushtonin fshatrat në Galilenë e Epërme, vëllezërit e tyre palestinezë synonin kufirin me Gazën.
Fantazma është gjithmonë në qendër. Jeruzalemi, në kohën e Arafatit, kishte kërkuar arrestimin e tij dhe, për një periudhë të caktuar, ai ishte vendosur në një rezidencë nën monitorim. Një qëndrim disa mujor që nuk e ndërpreu karrierën e tij, duke u bërë numri një më i kërkuari i izraelitëve. Që u përpoq ta eliminonte në çdo mënyrë. Nga qielli me goditje helikopterësh, me të infiltruar, me përdorimin e spiunëve, por nuk ja doli.
Burimet citojnë gjashtë deri në tetë atentate për ta vrarë, por ai gjithmonë shpëtoi me lëndime të rënda. Askush nuk është i sigurt, por ka nga ata që thonë se ka humbur një sy dhe një dorë ose se ai mezi mund të ecë. Të tjerë supozojnë dëme më të mëdha, por asgjë që ka kompromentuar rëndësinë dhe statusin e tij. Në gusht 2014 ata bombarduan shtëpinë e tij, një bastisje që i kushtoi jetën njërës prej grave të tij dhe një vajze. Disa nga bashkëpunëtorët e tij kanë rënë gjithashtu, numri dy al Jabaari.
Gjuetia e vazhdueshme dhe eksperienca e gjatë e konflikteve e kanë detyruar të marrë masa rigoroze sigurie.
Ka vetëm një foto të vjetër të tij në qarkullim, asnjë telefon, vetëm korrierë dhe mesazhe të regjistruara të postuara në internet. Në audion e parë të njohur, në vitin 2003, ai u premtoi kundërshtarëve të tij: "Jeta juaj do të jetë ferr". Njëzet vjet më vonë ai e vërtetoi brutalisht. /Përshtati “Pamfleti” nga “Corriere Della Sera”
Lini një Përgjigje