TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Tetor 2023, 19:46

Anëtari i lartë i Hamasit paralajmëron skenar ogurzi: Jemi gati për më të keqen

Shkruar nga Pamfleti

Anëtari i lartë i Hamasit paralajmëron skenar ogurzi: Jemi gati

Anëtari i lartë i Hamasit, Saleh al-Arouri ka deklaruar se grupi militant, i cili drejton Gazën, është gati për të gjitha opsionet, duke përfshirë luftën dhe një përshkallëzim në të gjitha nivelet.

Ne jemi gati për skenarin më të keq, duke përfshirë një pushtim tokësor, i cili do të jetë më i miri për ne për të vendosur përfundimin e kësaj beteje”, tha al-Arouri për Al Jazeera.

Al-Arouri pohoi se ka “përpjekje intensive ndërkombëtare dhe rajonale” të vazhdueshme për t'i dhënë fund krizës, “por tani asgjë nuk do të jetë më e rëndësishme se beteja”.

Ndërkohë, Brigadat Izzedine al Qassam, krahu i armatosur i Hamasit, pretenduan se po luftojnë ende në 25 lokacione, transmeton CNN. Grupi tha gjithashtu në një deklaratë se ka përleshje të vazhdueshme në bazën ushtarake Re'im pranë pikës kufitare veriore të Gazës me Izraelin.

Ndërkaq, shërbimet izraelite të urgjencës kanë bërë të ditur se numri i të vdekurve nga sulmi me raketa i Hamasit ndaj qyteteve izrealite ka arritur në 100. Ndërsa numri i të plagosurve ka arritur në 1 mijë persona.

Hamasi sulmoi mëngjesin e sotëm Izraelin duke lëshuar raketa dhe hynë në këtë vend nga toka, deti dhe ajri duke përdorur paragliderë.

Ndërkohë në Gaza, Ministria palestineze e Shëndetësisë bëri të ditur se të paktën 198 palestinezë janë vrarë dhe 1610 persona janë plagosur.

Izraeli filloi sulmet ajrore në Gaza në përgjigje të sulmit, pasi Netanjahu i shpalli luftë Hamasit teksa u zotua se militantët e kësaj organizate do të “paguajnë një çmim të madh për atë që bënë këtë mëngjes”.

Lini një Përgjigje