TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Mars 2023, 15:31

Aksidenti tragjik në Greqi, jep dorëheqjen ministri i Infrastrukturës dhe Transportit: S’mund të vazhdoj sikur asgjë s’ka ndodhur

Shkruar nga Pamfleti
Aksidenti tragjik në Greqi, jep dorëheqjen ministri i
Ministri grek i Transporteve, Kostas Karamanlis

Ministri grek i Transporteve, Kostas Karamanlis ka dhënë dorëheqjen pas aksidentit në Tempi, i cili mori jetën e të paktën 40 personave.

Në një deklaratë të dhënë për mediat ai tha se nuk është e mundur të vazhdojë në post sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Sapo jam kthyer nga skena e tragjedisë së trenit në Tempe. Dhimbja është e papërshkrueshme. Është fakt që hekurudhën greke e kemi marrë në një gjendje që nuk i përshtatet shekullit të 21-të. Në këto 3.5 vite kemi bërë të gjitha përpjekjet për ta përmirësuar këtë realitet. Fatkeqësisht, këto përpjekje nuk ishin të mjaftueshme për të parandaluar një aksident të tillë.

Dhe kjo është shumë e rëndë për të gjithë ne dhe për mua personalisht. Kur ndodh diçka kaq tragjike, nuk është e mundur të vazhdohet sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Unë kam disa vite që jam në politikë, por e konsideroj element të domosdoshëm të demokracisë sonë që qytetarët e vendit tonë t’i besojnë sistemit politik. Kjo quhet përgjegjësi politike. Për këtë arsye jap dorëheqjen nga posti i ministrit të Infrastrukturës dhe Transportit”, deklaroi ai.

dorëhiqet ministri grek transportit

Lini një Përgjigje