TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Mars 2023, 12:07

Tragjedia në Greqi ishte e paralajmëruar, 3 javë më parë punonjësit e hekurudhës dhanë alarmin për kushtet e sigurisë

Shkruar nga Pamfleti

Tragjedia në Greqi ishte e paralajmëruar, 3 javë më

Tragjedia në Greqi ishte e paralajmëruar. Gjatë natës u përplasen “kokë më kokë” dy trena dhe për pasojë kanë ndërruar jetë afro 40 persona.

Por nëse autoritetet do të kishin marrë masa, ngjarja mund të ishte shmangur. “Tovima” shkruan se 3 javë më parë, punonjësit e transportit hekurudhor denoncuan kushtet ku ndodhej ky sistem transporti dhe dhanë alarmin se do të ketë tragjedi.

"Nuk mund të presim të ndodhë aksidenti dhe t'i shohim pastaj duke derdhur lot krokodili", u ankuan tre javë më parë punonjësit e hekurudhave. “Për sa kohë nuk merren masa mbrojtëse në vendet e punës dhe funksionimin e qarkullimit të sigurt i trenave, aksidentet nuk do të kenë fund”, paralajmëruan ata në një deklaratë të datës 02-07-2023.

Në deklaratë ata kanë përmendur dhe incidente që kanë ndodhur gjatë këtyre kohëve, për shkak të mungesë së masave në këtë sitëm hekurudhor. Si duket fjala e tyre doli dhe sot ndodhi një tragjedi.

greqi trena aksident

Lini një Përgjigje