
Mes personave të plagosur nga tragjedia në Greqi është dhe një shqiptar. Sipas raportimeve më të fundit, në një prej trenave që u përplas sot në Larisa, ishte Dhimitër Zonga. Ai ka marrë dëmtime dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Përplasja ka ndodhur pak pas mesnate kur treni i pasagjerëve me destinacion nga Athina në Selanik është përplasur me një tren mallrash me drejtim të kundërt dhe ka marrë zjarr.
Ndërkohë mediat greke raportojnë se autoritetet po hasin vështirësi në identifikimin e trupave pasi ata janë të djegur ose të copëtuar. .
“Kjo është një tragjedi masive. Jemi në proces identifikimi dhe identifikimi të trupave nga aksidenti i trenit në Tempe. Ky është një proces i mundimshëm që kërkon kohë. Është vërtet e pabesueshme ajo që ka ndodhur” , tha mjekja Rubini Leontari.
Ajo tha më tej se identifikimi është shumë i vështirë pasi trupat janë në gjendje shumë të keqe. 7 prej tyre janë karbonizuar totalisht.
Lini një Përgjigje