TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Mars 2023, 08:16

Përplasja e trenave në Greqi, të mbijetuarit rrëfejnë ‘sekondat e makthit’: Më morën flokët flakë mama, s’e di si shpëtova!

Shkruar nga Pamfleti
Përplasja e trenave në Greqi, të mbijetuarit rrëfejnë
Pamjet nga vendngjarja

Të mbijetuarit e aksidentit tragjik në Greqi kanë rrëfyer sekondat e makthit pasi vagoni i tyre i trenit u përmbys dhe u përfshi nga flakët në një aksident në afërsi të qytetit Larisa.

Të paktën 32 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në përplasjen kokë më kokë midis dy trenave pranë qytetit të Larisës mbrëmjen e së martës.

Ekipet e shpëtimit kanë punuar gjatë gjithë natës për të gjetur të mbijetuar.

“Dëgjuam një zhurmë të madhe”, tha pasagjeri 28-vjeçar Stergios Minenis.
“Për 10, 15 sekonda ishte kaos. Përmbysje, zjarre, kabllo të varura, xhama të thyer, njerëz që bërtisnin, njerëz të bllokuar, shtoi ai për Reuters.

Sipas një pasagjeri të tronditur që foli për televizionin Skai, xhamat shpërthyen papritur dhe njerëzit po bërtisnin dhe kishin frikë.

‘Më morën flakë flokët, mama. Nuk e di si arrita të dal’. , i tha nja një pasagjere tjetër mamasë së saj.

Një nënë tjetër, e cila ende nuk kishte mundur të kontaktonte me vajzën e saj, po përpiqej më kot të gjente informacione për vendndodhjen e fëmijës së saj. 

Gjithsej pesë autobusë kaluan nga Stacioni i Ri Hekurudhor për të transportuar pasagjerët nga vendi i aksidentit në Selanik.

 Shumica prej tyre kanë zbritur shkallët e autobusit në gjendje shoku dhe kanë rënë në krahët e të afërmve të tyre duke shpërthyer në lot. 

“Ishin disa sekonda që dukeshin si një shekull”, thotë një nga pasagjerët e parë që mbërriti në spital. 

“Mendova se do të vdisja”, tha një i ri. Siç e përshkroi ai, fillimisht ndjeu një tronditje dhe më pas pa vagonat e përparme që po dilnin nga shinat. 

“Njerëzit filluan të bërtasin brenda, vajzat qanin. Fatmirësisht, dera e pasme u hap dhe të gjithë dolëm jashtë”, përshkroi një tjetër pasagjer që u shpëtua. Disa nuk patën edhe aq fat dhe siç thanë, u desh të thyenin dritaren e me valixhen për të dalë ose gjetën një vrimë dhe arritën të shpëtonin kur vagonët ishin "kthyer". 

Ngjarja ndodhi pak pas orës 23:00, me orën lokale, në afërsi të Tempi. Treni po përshkonte rrugën Selanik-Larisa dhe ishte nisur në orën 19:22.

përplasja e trenave në greqi të mbijetuarit

Lini një Përgjigje