TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Shkurt 2023, 22:45

SHBA hedh poshtë pretendimet se armët e dërguara në Ukrainë po shiten nga Kievi

Shkruar nga Pamfleti
SHBA hedh poshtë pretendimet se armët e dërguara në
Celeste Wallander, ndihmës sekretare e mbrojtjes për çështjet e sigurisë ndërkombëtare në Departamentin e Mbrojtjes së SHBA

Pas dyshimeve të shumta se armët të cilat po dërgoheshin në Ukrainë nga Perëndimi po keqpërdoreshin dhe po shiteshin nga ukrainasit, SHBA nisi një hetim lidhur me këtë çështje.

Pas hetimit të kryer, zëvendës sekretarja e mbrojtjes për çështjet e sigurisë ndërkombëtare të SHBA-së, tha se nuk është gjetur asnjë provë që armët që i ka ofruar Ukrainës janë gjetur jashtë territorit të saj.

Në vend të kësaj, ne shohim njësitë e vijës së parë të Ukrainës që përdorin në mënyrë efektive asistencë sigurie çdo ditë në fushën e betejës”, tha Celeste Wallander në Nën komitetin e Përvetësimeve të Dhomës për Mbrojtjen.

SHBA ka përshtatur praktikat e saj të llogaridhënies për mjediset luftarake për të shmangur rrezikun e devijimit të paligjshëm”, shtoi ajo.

Një tjetër zyrtar i lartë i Pentagonit, gjeneral Douglas Sims, deklaroi se nuk ka raportime se armët janë zhdukur nga Ukraina dhe nuk do të ishte në interesin e ukrainasve që t'i heqin qafe ato.

shba ukrainë

Lini një Përgjigje