
Turpërimi i ushtrisë ruse nuk po ndodh vetëm në fushën e betejës por edhe jashtë saj. Kjo pasi një nga gjeneralët më të afërt të Putinit, Aleksandër Matovnikov është përfshirë në një skandal në rrjetet sociale.
Behët fjalë për publikimin e një videoje në rrjetet sociale, ku Gjenerali shfaqet i zhveshur duke bërë striptizëm dhe duke kërcyer në tingujt e një muzike. Videoja prej 44 sekondash është postuar fillimisht në Telegram dhe pastaj ka vijuar në rrjetet e tjera sociale.
Gjenerali Matovnikov është aktualisht zëvendës-shefi i forcave tokësore të Rusisë, me përgjegjësi për praninë ushtarake të Moskës në Bjellorusinë fqinje. Ai është një ish-anëtar i Këshillit të Sigurisë me ndikim të Moskës dhe shërbeu si udhëheqës ushtarak i Putinit në Distriktin Federal të Kaukazit të Veriut, një zonë me rëndësi strategjike për Rusinë.
Ndërkohë që besohet se ai është përgjegjës për dëmin e rëndë prej 274 milionë paund që pësoi dje një aeroplan spiun rus.
Rusya Kara Kuvvetleri Başkomutan yardımcısı Aleksandr Matovnikov'un çıplak dans ettiği videolar sızdırıldı.
— Medyanın Elli Tonu (@Medyanin50Tonu) February 28, 2023
pic.twitter.com/XPGcwx4gvB
Lini një Përgjigje