
Një skenë e çuditshme ka ndodhur sot në Radio Televizionin e Serbisë, ku ishte i ftuar presidenti Aleksandër Vuçiç.
Një nga rojet e sigurisë iu afrua papritur Vuçiçit në mes të emisionit dhe i dha një copë letër dhe i tregoi një mesazh në celular!
“Është diçka e rëndësishme”, pyeti Vuçiç.
Vuçiç u përgjigj se ishte vendimi i Gjykatës së Apelit që vërtetoi dënimin me një vit burg për ish-ministrin e Administratës dhe Vetëqeverisjes Lokale nga Lista Serbe, Ivan Todosijeviç, për deklaratën e tij për Reçakun.
Todosijeviç ishte dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë me një vit burgim më 19 tetor 2022.
Ivan Todosijeviç u dënua në shkallë të parë në fund të vitit 2019 në Prishtinë për deklaratën që bëri në përkujtimin e 20 vjetorit të bombardimeve të NATO-s në Zveçan, kur deklaroi se rasti i Raçakut ishte shpikur dhe shfrytëzuar si arsye për bombardimin. /Kurir
Lini një Përgjigje