TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Mars 2023, 07:41

Aksidenti hekurudhor në Greqi, pasagjerja rrëfen tmerrin: Njerëzit fluturuan në ajër, u mbulova me gjak

Shkruar nga Pamfleti

Aksidenti hekurudhor në Greqi, pasagjerja rrëfen tmerrin:

Për përplasjen e trenit në Larisa që la 32 të vdekur deri më tani,  ka folur një grua që ndodhej në trenin "Intercity 62".

Për mediat greke ao ka deklaruar se  treni u prish dhe doli mbi shkëmb.

“Të gjitha sediljet brenda ishin thyer, treni ishte zhdukur i gjithë krahu, u shkatërrua dhe shkoi mbi shkëmb”, thotë një gruaja që ishte në tren.


“Kemi dalë vetë, kemi thyer xhamat”, shtoi ai. 

Gruaja më pas raportoi te një grup studentësh që po ndihmonin për të liruar njerëzit.

Ndërsa një tjetër dëshmitar tregoi për Protothema momentet e përplasjes.

“Hipa në tren në stacionin e Larisas, ku erdhi me të paktën 1 orë vonesë. U nisëm, isha ulur në vagon kur papritur dëgjuam një zhurmë nga përpara. Vagoni u shkund dhe shumë pasagjerë fluturuan në ajër duke u plagosur. Njerëzit nisën të bërtisnin. Nuk jam i plagosur, por jam i mbuluar nga gjaku i të plagosurve që ishin pranë meje”, rrëfeu dëshmitari.

Në trenin e udhëtarëve raportohet se ndodheshin të paktën 350 persona.

Aktualisht operacionet e shpëtim kërkimit vijojnë. Në vendngjarje janë me dhjetëra ambulanca, zjarrfikëse e forca policie. Aksidenti ndodhi pak pas orës 23:00 me orën lokale.

 

përplasja e trenave në greqi pasagjerja rrëfen tmerrin

Lini një Përgjigje