TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Mars 2023, 11:40

Përplasja e trenave, Mitsotakis shkon në vendin e tragjedisë: Do bëj gjithçka për zbardhjen e ngjarjes

Shkruar nga Pamfleti

Përplasja e trenave, Mitsotakis shkon në vendin e tragjedisë: Do

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka mbërritur në vendin e tragjedisë, ku u përplasën dy trenat në Tempi. Kryeministri shoqërohej nga ministri i Transporteve Kostas Karamanlis.

Sipas informacioneve ai ka qenë gjatë gjithë natës në pallatin Maximos dhe është njoftuar për zhvillimet në lidhje me aksidentin tragjik.

Ai tha se do të bëjë gjithçka për të zbuluar shkakun e vërtetë të kësj tragjedie dhe se cilët janë përgjegjësit e saj.

Me vendim të kryeministrit është shpallur tre ditë zie kombëtare. Ai hyn në fuqi nga sot, 1 mars deri më 3 mars 2023 me flamuj të valëvitur në gjysmështizë në të gjitha ndërtesat publike dhe pezullimin e festimeve publike.

 

greqi trena perplasje

Lini një Përgjigje