TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Mars 2023, 12:34

Rëndohet bilanci i tragjedisë në Greqi, shkon në 40 numri i të vdekurve; dhjetëra të plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Rëndohet bilanci i tragjedisë në Greqi, shkon në 40 numri i

Ka shkuar në 40 numri i viktimave nga përplasja e dy trenave në Greqi ndërsa raportohet për dhjetëra të plagosur.

Mes të plagosurve u raportuan edhe fëmijë të moshave 6-7 vjeç.

Sipas të dhënave të publikuara nga mediat greke, aksidenti hekurudhor ka ndodhur në hyrje të luginës së Tempes, ku dy trenat janë përplasur me njëri-tjetrin.

Dhjetëra oficerë policie dhe 40 zjarrfikës morën pjesë në operacionet e shpëtimit.

Gjithashtu konfirmohet se tetë shqiptarë ishin mes pasagjerëve të trenave që u përplasën afër Larisës.

Dhimitër Zonga ishte në vagonin e fundit gjatë udhëtimit.

Ai u dërgua në spitalin e Selanikut dhe aktualisht ndodhet në shtëpi.

Përplasja ka ndodhur pak pas mesnate kur treni i pasagjerëve me destinacion nga Athina në Selanik është përplasur me një tren mallrash me drejtim të kundërt dhe ka marrë zjarr.

Sipas dëshmitarëve okularë dy vagonet e para janë shkatërruar tërësisht, ndërsa tre vagonë të tjerë të trenit të pasagjerëve kanë dalë jashtë shinave.

Mbi 40 ambulanca kanë shkuar në vendngjarje, si dhe repartet e zjarrfikësve me 150 vetë, 32 policë me 15 mjete kanë izoluar vendin e aksidentit , spitalet e gjithë zonës janë vënë në gatishmëri për të trajtuar të lënduarit.

Në vendngjarje ndodhet  ministri i Shëndetësisë dhe kryeministri i vendit.

 

aksidenti në greqi rritet bilanci i viktimave

Lini një Përgjigje