
Nëse SPAK do ta hetojë këtë rast, do zbulojë fije interesash e krimi ekonomik e financiar, fije që jo vetëm nuk janë prerë, por janë shtuar, mpleksur, fshehur e vazhdojnë me krijimin e kompanive e filialeve fantazma, të gjithë të bashkuara te përfitimet nga pushteti...
Ata që e kanë pasur dhe e kanë pushtetin në Shqipëri, janë të lidhur në pazare e ortakëri biznesi me njeri-tjetrin, nëpërmjet familjarëve dhe oligarkëve shqiptarë e rusë, të skeduar dhe sanksionuar nga SHBA për pastrim parash.
Përveç lidhjes në ortakëri të Olsi Ramës me Endri Meksin, ky rezulton ortak në kompani biznesi me oligarkun Rrok Gjoka, ndërsa ky në kompani të përbashkët me oligarkun Oleg Deripaska, krijuar si filiale të kompanive të tyre.
Në kompaninë “FTG Sh.p.k”, ortakë janë Endri Meksi, djali i ish-kryeministrit Aleksandër Meksi dhe Rrok Gjoka, oligarku koncesionar i rrugëve e tuneleve dhe mik e klient i kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë 11 viteve e gjysmë pushtet të PS-ës, ka marrë 300 milionë Euro tenderë e pasuri shtetërore dhe 7 HEC-e.

Këtë kompani, Endri Meksi dhe Rrok Gjoka e kanë krijuar në datën 1 gusht 2019, me objekt importimin, tregtimin dhe instalimin e pajisjeve fiskale te subjektet tatimpaguese, programimin, instalimin dhe fiskalizimin e tyre.
Kjo kompani, është krijuar 4 muaj para se kryeministri Edi Rama të urdhëronte Ministrinë e Financave dhe Drejtorinë e Tatimeve, të reformonin sistemin e kasave fiskale të bizneseve, rrjetin menaxhues të fiskalizimit; dhe 1 muaj para se të jepej me koncesion menaxhimi i mbledhjes së borxheve të bizneseve ndaj tatimeve, ku në lojë si ortak ilegal ishte dhe Olsi Rama.
Kjo kompani është e lidhur në grup ortakërie me kompaninë “Trema “Gjoka Jv Sh.p.k”, me objekt veprimtarie ndërtim, projektim të veprave të ndryshme dhe restaurimin e monumenteve te trashëgimisë kulturore e arkitekturës, sektor që lidhet me aktivitetin e Aleksandër Meksit.

Kompania “Trema Gjoka Jv Sh.p.k”, është filial i kompanisë “Trema Engineering 2” me të njëjtin objekt veprimtarie, ku ortak është oligarku rus Oleg Deripaska, i cili është shpallur investitor strategjik për një fermë e resort në Divjakë, por dhe në PPP-“HEC-Shushica”-Vlorë.
Këtë kompani e ka pasur në pronësi miku i kryeministrit Edi Rama, ndërtuesi e investitori strategjik Ilir Trebicka; i cili, në Qendrën Kombëtare të Biznesit, deklaron se ia ka shitur kompanisë së oligarkut rus, Oleg Deripaska me dy pjesë 49% e 51%, por pa deklaruar çmimin e shitjes.
Nëse SPAK do ta hetojë këtë rast, do zbulojë fije interesash e krimi ekonomik-financiar që nuk janë prerë, por shtuar, mpleksur, fshehur e vazhdojnë me krijim të kompanive dhe filialeve fantazma, të gjithë të bashkuara te përfitimet që marrin nga pushteti./Pamfleti
Lini një Përgjigje