Sipas Kodit të Procedurës Penale, SPAK duhet t’i marrë të pandehur, këta zyrtarë të pronave gjatë pushtetit të Sali Berishës; të cilët, me procedurë të përshpejtuar e disa dokumente false, i dhanë Jamarbër Malltezit e të tjerëve, tokën shtetërore të kompleksit “Partizani”...
Hetimi për aferën e grabitjes së tokës të ish-kompleksit “Partizani”, ka zbuluar dhe një udhëtim jashtë Shqipërisë, të ish-kryeministrit Sali Berisha me shtetasin Bari Hodaj, ish-Shefi i Komisionit të Kthim- Kompensimit të Pronave për Tiranën në pushtetin e PD.
Sipas dosjes që ka hartuar SPAK, vërtetohet se kryeministri Sali Berisha dhe vartësi i tij Bari Hodaj, në datën 1 dhjetor 2005 kanë udhëtuar bashkë me linjën “Austrian Airlines Viena”; udhëtim që tregon se kanë pasur një lidhje të veçantë, gjersa një zyrtar i nivelit të ulët, ka udhëtuar privatisht me kryeministrin.
Bashkë udhëtari Bari Hodaj, në atë kohë ishte shef i sektorit të përzgjedhjes së dosjeve, shortit, afatit dhe vlerësimit e vendimit, për pronat që duheshin kthyer e kompensuar në Tiranë, ku ishte futur dhe dosja për tokën e ish-kompleksit “Partizani”.
Bashkim Bekteshi, daja i Jamarbër Malltezit, më 12 tetor 2005 dorëzoi kërkesën për kthim prone në Komisionin e Pronave- Tiranë, ndërsa procedura e letrave u bë nga Sali Berisha dhe menaxhohej nga dhëndri Jamarbër Malltezi.
Madje në datën e dorëzimit të kërkesës për tokën, Ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu iu drejtua Ministrit të Ekonomisë, Genc Ruli, me shkresën njoftuese se Kompleksin “Partizani” e kishte hequr nga plani i pronave të ushtrisë dhe lejohej të kalonte te privatët.
Tre muaj pas kërkesës që bëri daja i Jamarbër Malltezi e shkresës së ish-ministrit Fatmir Mediu, dhe 1 muaj e gjysmë pas udhëtimit të Sali Berishës me shefin e pronave të Tiranës, Bari Hodaj; ky, me Vendim Nr. 135, datë 20 janar 2006, i dha Jamarbër Malltezit e të tjerëve, tokën e ish-kompleksit “Partizani”.
Ish-shefi i pronave, Bari Hodaj, pedagog në Universitetin Bujqësor- Kamzë dhe mik i Ritvan Bodes e familjes non-grata “Berisha”, është babai i Zv/ministrit të Brendshëm Julian Hodaj, ndërsa ky i fundit është dhëndri i ish- kryeministrit Ylli Bufi.
Anëtarët e tjerë të komisionit të pronave, që bashkë me Bari Hodajn kanë firmosur vendimin që i dha Jamarbër Mallteit tokën e kompleksit “Partizani”, janë Emil Konomi, tashmë Sekretar i Përgjithshëm në Prefekturën e Tiranës; Ermira Stavre është Shefe Sektori në Ministrinë e Brendshme në vartësi të Julian Hodajt; Lindita Tako është Shefe Organizimi në OSHEE, ndërsa Besnik Hoxhaj është Shef Shërbimesh te Posta Shqiptare.
Sipas Kodit të Procedurës Penale, SPAK duhet t’i marrë të pandehur, këta zyrtarë të pronave gjatë pushtetit të Sali Berishës; të cilët, me procedurë të përshpejtuar e disa dokumente false, i dhanë Jamarbër Malltezit e të tjerëve, tokën shtetërore të kompleksit “Partizani”./Pamfleti
Qe te gjithe zyrtare te rilindjes. Komunistët ja dinë lezetin parasë publike