TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia19 Shtator 2024, 12:04

Kujtesë për ministrin Ervin Hoxha: Ermir Gërxhani, Shef Komisariati në Berat; u kap me 11.6 ton drogë në Përmet

Shkruar nga Pamfleti
Kujtesë për ministrin Ervin Hoxha: Ermir Gërxhani, Shef
Në rreth Ermir Gërxhani /

Krye trafikanti, krye polic i Beratit, Ermir Gërxhani, ka dalë në biseda “SKY-ECC” me kolegë e eksponentë kriminalë, shumica për fshehje krimesh, dekonspirim aksionesh policore e biznese droge, ndër ta me ish-Drejtorin e Operacionales, Oltion Bistri dhe ish-shefin e policisë kriminale të Sarandës, Beratit e Shkodrës, Ardit Hasanbegaj, të dy të arrestuar në aksionin “Metamorfoza”...

Pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama, për shkarkimin e detyruar të drejtorit Muhamet Rrumbullaku, si kontingjent i SPAK për përfshirje në konktaktet me “SKY-ECC”, ministri Ervin Hoxha, deklaroi se do reformojë kupolën e policisë, me drejtues të përzgjedhur me konkurse dhe largimin e drejtuesve të lidhur me krimin.

Të bindur se vartësit e tij, nuk do t’ia bëjnë të ditur disa emra drejtuesish policie të lidhur me krimin, po i kujtojmë ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha, një drejtues policie ende në detyrë, me dosje si kapo i një grupi kultivimi e trafiku droge gjatë ushtrimit të detyrës.

Zoti ministër!

Ky drejtues policie është krye trafikanti Ermir Gërxhani, aktualisht Shef Komisariati në Berat, emëruar në këtë detyrë më 29 shtator 2023 me urdhër të ish-drejtorit Muhamet Rrumbullaku.

Në dosjen e Ermir Gërxhanit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, është vendimi i datës 4 korrik 2017, për motivin e shkarkimit të tij nga detyra Shef Komisariati në Përmet e përjashtimi përgjithmonë nga policia.

Ndërsa në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (ish-SHÇBA), ndodhet hetimi policor për Ermir Gërxhanin dhe kallëzimi penal në ish-Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Sipas dosjes, krye polici aktual Ermir Gërxhani, kur ishte Shef Komisariati në Përmet, u kap në flagrancë me 8 parcela dhe 11.6 ton drogë, të fshehur magazinat e tij në fshatin Piskovë, gati për shitje te trafikantët.

Por vendimi u shpërfill nga drejtorët e ministrat pasardhës, dhe në muajin qershor 2021, krye trafikanti Ermir Gërxhani u rikthye në policinë e shtetit me detyrë specialist krimesh në Tiranë me dosje false si “figurë e pastër”, sikur nuk ishte ai që u kap në flagrancë me 11.6 ton drogë te magazina e tij në Përmet.

Pas disa muajsh, krye trafikanti Ermir Gërxhani u emërua Shef Komisariati në Kuçovë, ku SHISH dhe Anti- trafiku e skeduan dhe e raportuan me regjistrime audio e filmime, si drejtues të 3 grupeve që kultivonin e përpunonin drogë, në zonat e pyllëzuara të Kuçovës dhe ua shisnin grupeve që e trafikonin.

Por në vend që krye trafikanti Ermir Gërxhani të shkarkohej e përjashtohej nga policia dhe të arrestohej nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore; më 29 shtator 2023, Muhamet Rrumbullaku e emëroi Shef Komisariati në Berat, ku prej 1 viti po kryen të njëjtën veprimtari kriminale me grupet e drogës e krime të tjera.

Po i kujtojmë ministrit Ervin Hoxha, se krye trafikanti, krye polic i Beratit, Ermir Gërxhani, ka dalë në 384 biseda “SKY-ECC” me kolegë e eksponentë kriminalë shumica për fshehje krimesh, dekonspirim aksionesh policore e biznese droge, ndër ta me ish-Drejtorin e Operacionales, Oltion Bistri dhe ish-shefin e policisë kriminale të Sarandës, Beratit e Shkodrës, Ardit Hasanbegaj, të dy të arrestuar në aksionin “Metamorfoza”./Pamfleti

 

ervin hoxha ermir gërxhani droga përmet

Lini një Përgjigje