TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia17 Dhjetor 2024, 09:10

I arrestuar për trafik kokaine në Spanjë, GJKKO i sekuestron 27 prona të “fortit” me 10 emra!

Shkruar nga Pamfleti
I arrestuar për trafik kokaine në Spanjë, GJKKO i sekuestron 27

Pasuritë e sekuestruara ishin në emër të Kreshnik Farrukut (Budlla), Erneo Farrukut, (i vëllai) dhe familjarëve ose personave të tjerë të lidhur me ta.

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, (GJKKO) ka konfiskuar pasuritë e Kreshnik Farrukut (Budlla), i arrestuar në Spanjë për trafik kokaine. Mësohet se gjithsej janë konfiskuar 27 pasuri të 'Klanit Farruku'.

Pasuritë e sekuestruara ishin në emër të Kreshnik Farrukut (Budlla), Erneo Farrukut, (i vëllai) dhe familjarëve ose personave të tjerë të lidhur me ta.

Pasuritë e konfiskuara përfshijnë toka bujqësore, apartamente, automjete luksoze dhe biznese, të regjistruara në emër të dy vëllezërve Kreshnik dhe Erneo Farrukut, si dhe të afërmve të tyre. Ndër pasuritë e konfiskuara numërohen disa prona në Tiranë dhe Durrës, apartamente në ndërtesa luksoze, automjete të markave “Mercedes Benz” dhe “Smart”, si dhe bizneset “Eco Energy System” dhe “Rrotull-Beton”.

Pasuritë janë sekuestruar për arsye të dyshimeve se janë përfituar nga aktivitete kriminale, duke përfshirë trafikimin e drogës dhe pastrimin e parave.

“1. Kërkuesi Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 28.01.2021 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Konfiskimin e pasurive në pronësi të subjekteve Kreshnik Budlla, Erneo Farruku, personave të lidhur me ta dhe personave të tretë”, baza ligjore Akti normativ nr. 1, datë 31.01.2020 “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike”, (ndryshuar me aktin normativ nr. 35, datë 16.12.2020), miratuar me ligjin nr. 18/2020, datë 5.3.2020.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare Etleva Deda, bazuar në nenet 16, 23 e 24 të aktit normativ nr. 1, datë 31.01.2020 “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit të sigurisë publike”, si dhe në nenet 306 e vijues të Kodit të Procedurës Civile, me vendimin Nr. 1, datë 16.12.2024, vendosi: Konfiskimin e pasurive të sekuestruara me Vendimin nr. 148, datë 29.09.2020, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në njoftimin e GJKKO-së

Kush është Kreshnik Farruku?

Kreshnik Farruku (Budlla) është një emër i njohur në botën e krimit, i cili ka përdorur 10 emra për t'i shpëtuar drejtësisë, teksa njihet më shumë edhe si Kreshnik Farruku. Në maj të 2019-ës ai është arrestuar në Spanjë, së bashku me vëllanë e tij dhe një tjetër anëtar të fisit.

Budlla u prangos në një hotel në Madrid pas disa muajsh hetime dhe ndjekje nga policia, pasi kërkohej në Spanjë dhe Itali për trafik kokaine dhe vjedhje të disa banesave, ndërsa është hetuar edhe për një vrasje po në Spanjë. Sipas medieve spanjolle Kreshnik Budlla dyshohej për vrasjen e bosit të tij në Spanjë, në vitin 2010, për shkak të pazareve të drogës. Por pas hetimit, prokurorët spanjollë konkluduan se vrasjen e kishte përgatitur Devi Kasmi, i cili mbeti i vrarë në një atentat në janar të 2018-ës në Tiranë.

Në maj 2010, Farruku u arrestua së bashku me shtatë anëtarë të tjerë të bandës në Barcelonë me 20 kg kokainë që po përpiqej ta trafikonte në Itali me makinë. Pas prangosjes së tij, ishte vëllai më i vogël, Erniu, që mori udhëheqjen e grupit, por u arrestua dy vjet më vonë në vitin 2012. Në vitin 2014, Kreshnik Farruku u arratis nga burgu ndërkohë që vijoi që të merrej me trafikun e drogës, derisa u arrestua në vitin 2019.

Në vitin 2015 Kreshnik Farrukut iu bë një atentat në Shqipëri. Ai ishte në shoqërinë e kunatit të tij, Rinald Budlla, dhe të dy shokëve, kur është qëlluar me armë në zonën e “Don Boskos”, ndërsa u plagos një kalimtare. Pista asokohe lidhej me prishjen e pazareve të drogës në Itali, Spanjë dhe Holandë.

Ndërkohë që në vitin 2012 Gjykata e Durrësit vendosi sekuestro preventive për pasuri të cilat arrijnë shifrën totale rreth 1 milion euro në pronësi të tij. Sipas Prokurorisë këto pasuri dyshohej se ishin krijuar nga aktivitetet e paligjshme të tij dhe përdoreshin nga dy familjarët e tij, Reshit Farruku (babai) dhe Roland Farruku (vëllai të cilit iu bë një atentat në 2014 në Manëz), banues në Shijak të Durrësit.

Lista e pasurive të sekuestruara:

1. Pasuria nr. ****, volumi ****, faqe ****, e llojit “truall”, me sipërfaqe **** m², zona kadastrale ****, me adresë: ****, në pronësi të shtetasit Kreshnik Budlla.

2. Pasuria nr. ****, volumi ****, faqe ****, e llojit “arë”, me sipërfaqe **** m², zona kadastrale ****, me adresë: ****, në pronësi të shtetasit Kreshnik Budlla.

3. Pasuria nr. ****, volumi ****, faqe ****, e llojit ****, me sipërfaqe **** m², zona kadastrale ****, me adresë: ****, në pronësi të shtetasve Marsida Budlla dhe Kreshnik Budlla.

4. Pasuria nr. ****, volumi ****, faqe ****, e llojit ****, me sipërfaqe **** m², zona kadastrale ****, me adresë: ****, në pronësi të shtetasve Marsida Budlla dhe Kreshnik Budlla.

5. Pasuria e llojit “apartament”, e ndodhur në rrugën ****, me nr. ****, kati i **** mbi tokë, me sipërfaqe **** m², me kontratën e porosisë ****, datë ****, të cilës shtetësja Marsida Budlla i’a ka blerë shtetases Sonila Papinova.

6. Pasuria nr. ****, volumi ****, faqe ****, e llojit “arë”, me sipërfaqe **** m², zona kadastrale ****, me adresë: ****, në pronësi të shtetasit Erneo Farruku. Kjo pasuri është e përfituar me kontratën nr. **** Rep., nr. **** Kol., datë ****.

7. Pasuria nr. ****, volumi ****, faqe ****, e llojit “arë”, me sipërfaqe **** m², zona kadastrale ****, me adresë: ****, në pronësi të shtetasit Erneo Farruku.

8. Pasuria nr. ****, volumi ****, faqe ****, e llojit “apartament”, me sipërfaqe **** m², me adresë: rruga ****, në pronësi të shtetasit Erneo Farruku.

9. Pasuria nr. ****, godinë banimi e shtetasit Erneo Reshit Farruku, e përfituar si aplikues me vetëdeklarimin nr. ****, datë ****, me adresë: ****.

10. Pasuria nr. ****, volumi ****, faqe ****, e llojit “arë”, me sipërfaqe **** m², e përfituar nga shtetasi Reshit Vath Farruku me kontratë dhurimi prej shtetasit Tonin Cani.

11. Pasuria nr. ****, volumi ****, faqe ****, e llojit “arë”, me sipërfaqe **** m², e përfituar nga shtetasi Reshit Vath Farruku me kontratë dhurimi nr.****, datë ****.

12. Pasuria shtesë ndërtimi me sipërfaqe **** m², e ndodhur në pasurinë me nr. ****, volumi ****, faqe ****, zona kadastrale ****, si shtesë e ndërtimit ekzistues të përshtatur për lokal, ndërkohë që dhe vetë pasuria me nr. ****, volumi ****, faqe ****, zona kadastrale ****, rezulton e sekuestruar.

13. Pasuria nr. ****, volumi ****, faqe ****, me sipërfaqe **** m², e përfituar nga shtetasit Reshit Vath Farruku dhe Xhixhe Farruku, në masën e **** të sipërfaqes së saj.

14. Pasuria e llojit “apartament”, me nr. ****, zona kadastrale ****, volumi ****, faqe ****, me sipërfaqe **** m², e ndodhur në ****, në pronësi të shtetasit Reshit Farruku, si dhe e blerë me “Kontratë shitblerje” me nr. **** Rep. dhe nr. **** Kol., datë ****, nga shoqëritë “Amfora”, “Jon2002” dhe “Mars 92”.

15. Pasuria e shtetases/së ndjerës Xh.I.F, e përfituar si aplikues me vetëdeklarimin nr. ****, datë ****, me adresë: ****. Për këtë aplikim subjekti është pajisur me leje legalizimi nr. ****, datë ****, godinë banimi **** kate + **** nëntokë, ****.

16. Pasuria e shtetases/së ndjerës Xh.I.F, e përfituar si aplikuese me vetëdeklarimin nr. ****, datë ****, me adresë: ****. Për këtë aplikim subjekti është i pajisur me leje legalizimi nr. ****, datë ****, godinë banimi **** kat, ****.

17. Pasuria nr. ****, volumi ****, faqe ****, e llojit “apartament”, me sipërfaqe **** m² zona kadastrale ****, me adresë: ****, në pronësi të subjektit “Rrotull Beton”, me nr. NIPT-i K82210501B. 18. Pasuria nr. ****, zona kadastrale ****, volumi ****, faqe ****, me adresë: ****, në pronësi të shoqërisë “Rrotull Beton” sh.p.k.

19. Pasuria e llojit “arë”, me nr. ****, volumi ****, faqe ****, zona kadastrale ****, aktualisht në pronësi të shoqërisë “Rrotull Beton” sh.p.k.

20. Pasuria nr. ****, volumi ****, faqe ****, e llojit “arë”, me sipërfaqe **** m², zona kadastrale ****, me adresë: ****, në pronësi të shtetases Matilda Farruku.

21. Pasuria nr. ****, volumi ****, faqe ****, e llojit “truall”, me sipërfaqe **** m², nga kjo **** m² është godinë **** katesh, zona kadastrale ****, me adresë: ****, në pronësi të shtetases Matilda Farruku.

22. Pasuria nr. ****, zona kadastrale ****, volumi ****, faqe ****, e llojit “apartament”, në pronësi të shtetases Matilda Farruku

23. Pasuria e shtetasve Roland Reshit Farruku dhe Matilda Shkëlqim Farruku, si aplikues me vetëdeklarimin nr. ****, datë ****, (nga verifikimet në sistemin online), me adresë: ****. Për këtë aplikim nuk administrohet dosje fizike në arkivin e institucionit ASHK Durrës.

24. Mjetin me targë ****, tip autoveturë, i markës “Mercedes Benz”, i vitit 2014, me nr. shasie ****, në pronësi të shtetases Matilda Farruku.

25. Mjetin me targë ****, tip autoveturë, i markës “Smart”, e vitit 1999, me nr. Shasie ****, në pronësi të shtetases Marsida Budlla.

26. Subjektin tregtar “Eco Energy System” sh.p.k., me NIPT L31917501F, me administrator shtetasin Kreshnik Budlla.

27. Subjektin tregtar “Rrotull-Beton” sh.p.k., me NIPT K82210501B, me administrator dhe aksioner shtetasin Roland Farruku.

Dokumenta bashkëngjitur

Lini një Përgjigje