TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia16 Dhjetor 2024, 12:49

Masakra e ndërtimeve pa leje në Shëngjin, si institucionet 'bekonin' kompaninë shembull të shkeljeve "Amfora"

Shkruar nga Pamfleti

Masakra e ndërtimeve pa leje në Shëngjin, si institucionet

Sipas të dhënave dhe dokumententave të siguruara nga Prapaskena, ndërtuesit, në bashkëpunim me autoritetet lokale, kanë përdorur një skeme të frikshme dhe antiligjore për të ndërtuar pa asnjë plan dhe rregull.

Teksa “pushtimi” i Shëngjinit nga ndërtimet me leje apo pa leje nuk ka të ndalur, zona e Ranës së Hedhur është ndër më të lakmuarat. Në një hark kohor mjaft të shkurtër është mbushur me objekte shumë katëshe, ndërsa një prej oligarkëve të ndërtimit aty është biznesmeni Liman Gjoka.

Përmes kompanisë “Amfora” Liman Gjoka ka ngritur një objekt shumë katesh pranë detit në anën të rrugës kryesore, duke zaptuar çdo hapësire publike.

Sipas dokumenteve të siguara nga “Prapaskena” projekti nuk është zbatuar sipas lejes së ndërtimit të dhënë nga Bashkia Lezhë, pasi referuar planit rregullues të asaj kohe në këtë zonë nuk lejohet ndërtimi i objekteve më shumë se 5 kate, ndërsa faktet në terren tregojnë të kundërten. Kompania “Amfora” nuk ka pyetur për shtetin, pasi siç duket ka arritur të joshë institucionet përgjegjëse siç janë Bashkia Lezhë, IKMT, Policia apo dhe Prokuroria të cilat kanë mbyllur sytë përballë mos zbatimit të ligjit.

Për shkak të problemeve objekti në pronësi të biznesmenit Liman Gjoka ishte dhe objektiv i sulmeve me lëndë plasëse gjatë ndërtimit të tij. Në vitin 2020 ju vendos tritol dy herë në harkun kohor të pak javëve dhe gjithçka lidhej me zaptimin e pronës nga kompania “Amfora”, e cila pavarësisht sulmeve ja arriti qëllimit duke e zbatuar planin e saj, pasi objekti 10 katesh ka përfunduar thuajse plotësisht.

Ky ndërtim është dëshmi e asaj çfarë po ndodh në Shëngjin përgjatë pesë viteve të fundit, ku me bekimin e insititucioneve përgjegjëse përfshire Bashkinë Lezhë, IKMT, Policinë dhe organet e drejtësisë mund të bësh çfarë të duash, por mjafton të kesh vetëm para.

Mjafton një hetim i Prokurorisë Speciale SPAK dhe shumë persona mund të shkojnë para drejtësisë për këtë dëm që i është bërë dhe vijon ti bëhet zonës turistike të Shëngjinit një prej perlave të bregdetit Shqiptar.

Masakra me ndërtimet pa leje

Pesë vite më parë, konkretisht në vitin 2019-të, qeveria shqiptare bllokoi lejet e ndërtimit në Bashkinë Lezhë, ku bën pjesë dhe zona turistike e Shëngjinit, pasi binin ndesh me planin rregullues.

Masakra e ndërtimeve pa leje në Shëngjin, si institucionet

Por çuditërisht, sektori i ndërtimit kryesisht në bregdet, nuk ka ndaluar për asnjë çast përgjatë këtyre 5 viteve.

Dhjetëra ndërtime të reja shumë katëshe janë bërë përgjatë kësaj kohe e të tjera janë në proces në të gjithë vijën bregdetare nga Kunja e deri në zonen e Ranës së Hedhur.

Sipas të dhënave dhe dokumententave të siguruara nga Prapaskena, ndërtuesit, në bashkëpunim me autoritetet lokale, kanë përdorur një skeme të frikshme dhe antiligjore për të ndërtuar pa asnjë plan dhe rregull.

Përmes dokumenteve të lëshuara nga Këshilli i Qarkut, institucion që drejtohet nga Agron Ivani dhe me firmën e punonjësit të këtij institucioni Ferdinand Ndoj janë lëshuar leje ndërtimi, në një kohë që qarku e ka të ndaluar me ligj një veprimtari të tillë që prej vitit 2009, por në këtë rast ky dikaster ka marrë rolin e kryeministrit duke firmosur leje ndërtimi.

Masakra e ndërtimeve pa leje në Shëngjin, si institucionet

Pjesë e kësaj skeme kriminale janë bërë edhe institucionet e tjera ligjzbatuese siç është Bashkia e Lezhës, Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit i Drejtuar nga Rigels Nicaj, policia lokale dhe prokuroria.

Me bekimin e tyre, janë lejuar të ngrihen godina shumëkatëshe në Shëngjin e shumë të tjera janë në proces, pasi institucionet përgjegjëse, siç duket, e kanë ndarë “tortën” së bashku për të lejuar këtë veprimtari skandaloze, ku ndërtimet kanë zaptuar çdo pjesë të bregdetit të Shëngjinit.

Skandali shkon edhe më tej ku, pasi ndërtohet me dokumente tërësisht të falsifikuara, këto objekte aplikojnë për t’u legalizuar, që apartamentet të bëhen gati për shitje.

Piku i këtij procesi arriti gjatë fushatës për zgjedhjet vendore të vitit 2023 ku lulëzuan shumë ndërtime, pasi të gjithë u vunë në shërbim të partisë në pushtet për të fituar Bashkinë e Lezhës.

Por disa muaj pas fitores së zgjedhjeve, duket se “ujërat” u prishen me disa prej ndërtuesve, ku Bashkia, përmes Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit, iu bllokoi punimet, pasi siç duket nuk i kishin mbushur pritshmëritë në zgjedhje dhe të tjerë u lejuan të veprojnë.

Por çudia më e madhe është se organet e drejtësisë janë bërë palë me këtë masakër që po i bëhet zonës turistike të Shëngjinit.

Ndonëse e ka detyrim ligjor të hetojë dhe të shkojë para drejtësisë personat përgjegjës Prokuroria e Lezhës, vetëm iu ka bërë presion ndërtuesve për të ndarë tortën pa kryer asnjë veprim tjetër.

Masakra e ndërtimeve pa leje në Shëngjin, si institucionet

Kjo që ka ndodhur përgjatë këtyre pesë viteve në Shëngjin me ndërtimet dhe vijojnë që të ndodhë është ndër krimet më të mëdha që po i bëhet kësaj zone turistike, e ata që po përfitojnë janë një grup oligarkësh ndërtimi dhe zyrtarësh lokalë të korruptuar.

Mjafton një hetim i Prokurorisë së Posaçme “SPAK” dhe shumë persona mund të shkojnë pas hekurave në lidhje me masakrën e ndërtimeve në Shëngjin./ Prapaskena

 

amfora ndertime pa leje shengjin

Lini një Përgjigje