TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia13 Dhjetor 2024, 18:37

Nga data 4 Janar 2025 nis zhvatja e qytetarëve në aksin Thumanë-Kashar, autostrada e florinjtë e Bashkim Ulajt bëhet me pagesë!

Shkruar nga Pamfleti

Nga data 4 Janar 2025 nis zhvatja e qytetarëve në aksin

Nga 4 Janari i vitit 2025, do të nisë zhvatja për qytetarët shqiptarë, autostrada e florinjtë e Bashkim Ulajt do të bëhet me pagesë...

Do të nisë nga data 4 Janar e vitit të ardhshëm (2025) aplikimi i tarifës së kalimit në autostradën Thumanë-Kashar.

Lajmi u bë i ditur nga kompania koncesionare "Gener 2" e Bashkim Ulajt, ndërsa autostrada është hapur në qershor të këtij viti.

Kalimi në këtë rrugë do të jetë me pagesë, vlera e të cilës do varet nga lloji i mjetit, por që nuk do të jetë më poshtë se 2.1 euro. Kjo tarifë do të përllogaritet çdo vit, dhe kompania private Gener 2 do mund ta rrisë atë në varësi të luhatjeve të kursit të këmbimit lekë euro.

Kujtojmë se sipas projektit të miratuar nga qeveria, aksi Thumanë- Kashar është autostrada e kategorisë “A”, që duhej të kishte 11 ura, 105 tombino, 6 mbikalime e 6 nënkalime, si dhe 8 nyje të mëdha lidhëse me funksion hyrje-dalje të mjeteve e një rrugë alternative pa pagesë.

Por Bashkim Ulaj, në pazar me kryeministrin Edi Rama, ndryshoi projektin dhe nuk bëri asnjë nyje lidhëse hyrje-dalje për qendrat e banuara përgjatë kësaj rruge, duke krijuar monopolin e shfrytëzimit për fitime financiare maksimale. Por kjo nuk pranua nga banorët e zonës të cilët protestuan dhe u përplasën me policinë e Ramës për disa muaj me rradhë, duke e bërë që mosbindja e tyre të triumfojë.

Ndërkohë, duhet të risjellim në vëmendje se rruga është koncesion 35-vjeçar me pagesë 2.1 Euro sipas kontratës me qeverinë, por Bashkim Ulaj e ka vetë-vendosur tarifën e kalimit 2700 lekë të vjetra, duke vjedhur qytetarët pa patur frikë nga drejtësia, ndërsa me qeverinë ka rënë në ujdi për këtë vjedhje.

Kostoja fillestare e rrugës Thumanë-Kashar me të njëjtin projekt, ishte 188 milionë USD; pas një viti u bë 242 milionë USD, ndërsa tani rezulton se është ndërtuar me 435 milionë Euro, megjithëse 25% e projektit nuk është zbatuar me vepra arti, parametra të gjerësisë, ndriçim, elementëve të sigurisë e volum pune.

Aksi Thumanë-Kashar sipas projektit e raporteve teknike, quhet “Autostradë Kategoria “A”, por 2 muaj pas inaugurimit, asfalti i saj ka filluar të bëhet me valëzime e gropa-gropa, pasi kompania ndërtuese e koncesionare “Gener-2”, sipas ekspertëve, ka hedhur vetëm 30% trashësi asfalti mbi shtresën inerte prej zhavori të rrugës.

Krimi me ndryshimin e projektit, cilësinë e dobët, pasigurinë, monopoli i qarkullimit, tarifa e rritur dhe kostoja e ndërtimit të kësaj rruge, janë të dukshme.

Por, heshtja e SPAK, tregon se nuk e ka dëgjuar dhe nuk e ka parë akoma super-vjedhjen e oligarkut Bashkim Ulaj.

Saga Thumanë – Kashar në shifra

Aksi fushor Thumanë - Kashar ka vlerën me të lartë të ndonjë rrugë në botë për kilometër:

59 euro për milimetër rrugë

590 euro për centimeter rrugë

59.000 Euro për metër rrugë

59 milionë euro për kilometer rrugë

Sipas kontrates koncesionare për gjithë periudhën e koncesionit të rrugës Thumanë – Vorë – Kashar (35 vite), parashikohen mbi 1.3 miliardë euro për 22 km rrugë për kompaninë Gener 2!/Pamfleti

Nga data 4 Janar 2025 nis zhvatja e qytetarëve në aksin

aksi thumane kashar zhvatje qytetare bashki ulaj autostrada me pagese 4 janar 2025

Lini një Përgjigje